Derisa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë natës në qytet për shkak të ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit thotë se gjendja nuk është shumë alarmante.
Ka ditë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bënë thirrje që qytetarët të mos dalin gjatë natës në qytet, madje të mos i hapin as dritaret për ajrosje.
Madje alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.
Por, këtë e mohon ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Tha se gjendja nuk është alarmante.
“Nuk kemi pasur një gjendje të atillë që të mos hapen dritaret. Unë u besoj stacioneve që bëjnë matjen e ajrit. Nga të dhënat e marra gjendja nuk ka qenë e tillë çfarë është raportuar as për së afërmi, se gjoja njerëzit duhet të mbyllen në shtëpi”, tha ministri Fatmir Matoshi.
Megjithatë, qytetarët thonë se ajrin po e ndjejnë të ndotur dhe se kanë filluar të mos dalin gjatë natës kur niveli i ndotjes së ajrit është më i lartë.
“Ajri i ndotur po na pengon shumë. Ajri është shumë i ndotur”, tha qytetarja Arta Dedumja.
Një qytetar tjetër thotë se është bërë e vështirë jeta në këtë gjendje.
“Mjerë për ne që jena gjallë. S’ka kush që kujdeset për këtë popull” shprehet qytetari tjetër Rrahman Tahiri.
Ndërsa qytetari Isuf Zeneli, thotë se gjatë ditës nuk kemi qare pa dalë në punë, por atëherë kur ka mundësi i eviton daljet.
“Zakonisht nuk dalë nga shtëpia, sepse e di se ndotja është e madhe. Mbrëmjeve dhe mëngjeseve po reflektohet ndotja më shumë, por gjatë ditës nuk po ka qare pa ardhur në punë”, tha Isuf Zeneli.
Viteve të fundit, Kosova është ranguar ndër vendet me nivel më të lartë të ndotjes së ajrit./ Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës