Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për rezolutën lidhur me dialogun me Serbinë, qytetarët shprehen të ndarë sa i përket kësaj çështjeje.
Derisa një pjesë e tyre shprehen pro vazhdimit të dialogut, ka edhe prej atyre që shprehen kundër ndryshimit të kufijve, ide kjo e prezantuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, e cila po kundërshtohet edhe nga opozita.
Ismet Gashi, qytetar, shprehet pro zhvillimit të dialogut me Serbinë, por jo që të zhvillohen bisedime edhe për korrigjim të kufijve.
“Po kisha thanë që është mirë të vazhdojë dialogu, ndërsa opsioni I ndërrimit të kufijve nuk duhet të hyjë fare në dialog me Serbinë”, shprehet ai. Edhe Hamdi Hyseni thotë se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel duhet të vazhdojë, por sipas tij fillimisht është dashur të vendosen kushte për Serbinë.
Hyseni:Serbisë është dashur t’i qiten kushte
Video “Unë nuk e di çka ka vendos Kuvendi , nuk di çfarë dialogu me Serbinë. Këta rezoluta po nxjerrin përditë, por mirë për dialog nuk e kanë. Dialogu duhet me vazhduar, por së pari para se me vazhduar, janë dashur disa kushte Serbia t’i kryejë, disa obligime që i ka ndaj shqiptarëve në Kosovë, pastaj të hyhet në dialog”, ka thënë ai. Ndërsa Hasan Deva u bën thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi politik, në mënyrë që tema e dialogut me Serbinë të përfundojë sa më shpejt.
“Duhet me pas konsensus, të merremi me politikë të jashtme, mos të këqyrim politika të brendshme për vota. Duhet të vazhdoje dialogu, të kryhet më shpejt dhe të kemi edhe avantazhe”, tha ai. Ndërsa, Gani Uka kritikon klasën politike, e cila sipas tij është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht.
“Me kap mu rre na qetu, duhet me hy dikush ndërmjetësues, jo ne që jem shtete. Politikanët tonë e kanë zvarritë kaq shumë këtë punë për t’i bërë të gjitha të këqijat që i kanë bërë. Duhet me i heq krejt prej pushtetit këta që kanë qenë deri sot, se këta e kanë prurë këtë gjendje se ajo u dashtë për t’u harruar moti”, tha Uka. Nga ana e saj, qytetarja Taipe Myrtaj shprehet kundër dialogut Kosovë-Serbi, pasi vlerëson se vendi ynë po humb nga ky dialog, në vend se t’i kërkohen kushte Serbisë.
Video “Jo, si të vazhdojë dialogu? Unë jam për mos me u mbajt dialogu me Serbinë se na vetëm po humbim, nuk jemi duke fituar kurrgjë. Mu ndërpre, na m’i lyp kushte Serbisë se ata na kanë shumë borxh”, potencon Myrtaj. Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me rezolutë të përbashkët sipas së cilës presidenti Thaçi nuk ka mandat për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, ndërkohë që edhe koalicioni qeveritar ka dalë me rezolutë që të ketë një unifikim për këtë temë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë