LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të kenë sa më shumë njohuri për sistemin e depozitave

Qytetarët të kenë sa më shumë njohuri për sistemin e depozitave

Violeta Arifi-Krasniqi, Drejtoreshë menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur rreth vetëdijesimit të publikut mbi sistemin e sigurimit të depozitave.

Ajo tha se sot do të mbahet Konferenca e FSKD-së, ku do të diskutohet për vetëdijshmin e qytetarëve për sistemin e sigurimit të depozitave. Ajo ka bërë të ditur qeveria gjermane ka ndihmuar në sistemin e sigurimit te depozitave.

“Konferenca ka për qëllim vetëdijshmin e publikut për sistemin e sigurimit të depozitave. Qeveria gjermane ka ndihmuar në sistemi e depozitave”, tha ajo.

Violeta Arifi-Krasniqi thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë njohuri sa më shumë për sistemin e sigurimit te depozitave.

“Neve na duhet një vetëdijesim i madh i publikut. Është më rëndësi që publiku më pas njohuri depozitore, ndërsa sot në konferencën që fillon në orën 10:00, do të shpalosim edhe rezultatet e vetëdijesimit të publikut. Ne kemi bërë një matje në vitin 2012, kemi një ramje prej 1 përqind me matjen që kemi bërë në nëntor të vitit të kaluar, ku përqindja e vetëdijesimit është 17 përqind”, theksoi Arifi-Krasniqi.

Ajo shpreson se do të dyfishohet vetëdijesimi i qytetarëve për sistemin e sigurimit të depozitave. /Telegrafi/