LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët shprehen skeptik se marrëveshja Kosovë-Serbi do të ndodhë këtë vit

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë qëndroi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Ai tha se çështja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh.

Lidhur me këtë çështje Telegrafi ka pyetur qytetarët e Kosovës. Disa prej tyre janë shprehur optimist që kjo marrëveshje do të ndodhë këtë vit, kurse disa të tjerë u shprehen skeptik që kjo do të ndodhë.

Bajram Kastrati u shpreh i bindur se kjo marrëveshje do të ndodhë duke besuar fuqishëm në SHBA-të.


“Nëse pyetet Kosova dhe Serbia edhe 20 vjet nuk do të kishte marrëveshje. Mirëpo këtu po flet Amerika, siç erdhi dje zotëriu nga Amerika dhe iu dha mesazhe të qarta. Kështu që falë Amerikës do të ndodhë, Escobari një zotëri i vërtetë si të gjithë Amerikanët që janë që gjithmonë na kanë përkrahë”, tha ai.

Bajram Kastrati – Qyetar

Se janë intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë e thotë edhe ish deputetja Melihate Tërmkolli.

Mirëpo ajo deklaroi se është e vështirë që kjo të ndodhë.

“Është e qartë se faktori ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të, përmes emisarit Escobar po ashtu edhe BE-ja, i kanë intensifikuar përpjekjet për një marrëveshje finale. Tashmë mbase do të ketë edhe nje marrëveshje. Mirëpo kjo është bukur e vështirë. Por unë nuk  e kam të çartë që presidenti Biden flet për njohje reciproke kurse Escobar thotë që njohën nga Serbia bënë të lihet edhe më vonë, cila është politika e vërtetë që e prezanton në këtë rast Amerika”, deklaroi Tërmkolli për Telegrafin.

Melihate Tërmkolli – Ish deputete në Kuvendin e Kosovës

Kurse qytetarja Zekije Nela, tha se duke e njohur Serbinë si është nuk beson shumë që do të ketë marrëveshje finale së shpejti.

“Jo nuk mendoj që do të ketë marrëveshje finale sepse Serbia luan lojëra siç ka bërë çdo herë dhe asnjë marrëveshje që e ka nënshkruar nuk e ka zbatuar. Por me trysninë e BE-së dhe të Amerikës duhet të vijë tek ndonjë marrëveshje”, tha ajo.

Zekije Nela – Qytetare

Mendimin e njëjtë me të e ndan edhe shoqja e saj Hyrije Krypa, ajo u shpreh që Serbia është tradhtare dhe bashkësia ndërkombëtare po e ledhaton atë.

“Mendoj se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje sepse Serbia, gjithmonë ka qenë tradhtare. BE dhe Amerika po e ledhatojnë Serbinë”, u shpreh për Telegrafin ajo.

Hyrije Krypa – Qytetare

Optimist që marrëveshja do të ndodhë u shpreh edhe Ramadan Bllaca, ai tha se Serbia e din që nuk mund të qeverisë në Kosovë.

“Normalisht që do të ketë, sepse po i prinë kësaj pune Amerika e fortë. Serbia sovranitet nuk ka këtu, as Qeveri është e pamundur që Kosovën ta qeverisë Serbia”, tha ai.

Ramadan Bllaca- Qytetar

Ndërkaq  Fejzullah Gërbeshi tha se duke pasur parasysh se si po zhvillohen gjërat, do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas të gjitha gjasave duhet të ketë marrëveshje po foli nga ajo se si janë duke u zhvilluar gjërat. Perëndimi dhe Amerika i kanë dhënë rëndesi kësaj çështje. Duhet të shtyhet afati për reciprocitetin me targa ”, përfundoi Gërbeshi.

Fejzullah Gërbeshi- Qytetar

Përveç kësaj, dërguari i SHBA-së për dialogun po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar që të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat.

Ai tha se lidhur me këtë nuk kanë marrë zotim nga Osmani dhe Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori