LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët shëtisin edhe pa maska nëpër sheshet e Prishtinës

Qytetarët shëtisin edhe pa maska nëpër sheshet e Prishtinës
Foto: Arkiv

Për kundër shpalljes së gjendjes emergjente për shëndetin publik dhe pas infektimit të 15 qytetarëve me coronavirus në Kosovë, qytetarët sot kanë shtuar lëvizjet e tyre nëpër sheshe dhe qarkullimin me vetura.

Disa prej tyre edhe nuk janë duke i zbatuar kriteret e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, meqë ka mungesë të pajisjeve për mbrojtje.


Kurse, pati edhe prej tyre që i respektojnë këto masa.

Megjithatë, një qytetarë nga Kukësi që frekuenton në sheshet e Prishtinës, as që po dëshiron t’i marrë parasysh kriteret e përcaktuara nga IKSHP-ja.

Ndonëse, edhe shumë biznese në Prishtinë, kafiteritë dhe restauronte janë duke i respektuar masat mbrojtëse të përcaktuara nga Qeveria për koronavirus.

Qytetari Ahmet Krasniqi edhe pse nuk po arrin që të furnizohet me maska dhe dorëza, tha se kujdesi duhet të jetë i shtuar për shënde t, pas paraqitjes së coronavirusit edhe në Kosovë.

“Roja (kujdesi ka efektet e saja), dhe populli nuk është duke dalë shumë në ambiente të hapura, andaj, nuk mundet me u përhap koronavirusi. Pse ju nuk keni vendos maskë? S’ka, kam kërkuar vazhdimisht, për këto dola. Në tri katër vende kam kërkuar. Supermarketet janë të hapura, vetëm nëse zgjatë me muaj. Veç me qenë ndonjë luftë, s’e nuk është rrezik në Kosovë, sa flitet”, tha Krasniqi.

Qytetari tjetër Gani Islami i cili kishte vendosur maskën, thotë se është duke i respektuar rregullat familjarisht. Ganiu është i informuar edhe për gjendjen emergjente për shëndetin publik.

&

;

“Gjithsesi, unë dhe familja jemi duke i respektuar masat s’i duhet”.

Pse keni dalë sot?

‘Unë dola pak me shëtit me shoqëri dhe po e shohë që nuk është aq tragjike. Po, gjendja është emergjente për shëndetin publik, jam i informuar, por s’po qëndrojmë afër njëri tjetrit aq shumë. Dorëzat dhe maskën e përdori rregullisht”, theksoi Islami.

Ndërsa, Jenuz Shehu nga Kukësi i cili kishte dalë për të pushuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përveç që nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse, koronavirusin po e quan një propagandë, teksa tha se është një grip sezonal. Ai thotë se nuk është asgjë shqetësuese.

“Jo more, çfarë, këto janë propaganda. E thonë ka rënë në Kinë koronavirusi, në Shqipëri dhe Kosovë. Jo, s’ka gjë prej saj, çdo herë ka pasur gripa në këtë sezon, për çdo vit. Pse nuk keni vendosur maska? Jo more, pse me vendos atë, e kotë është. Kjo është vetëm për shitë maska dhe dorëza. Kjo është një propagandë e lodhtë për mua. Nga jeni? I Kukësit”, thotë Shehu.

Ndërsa, gjatë ditës, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, ka thënë se masat që janë ndërmarrë janë vendime parandaluese, dhe ka kërkuar tek çdo individ që t’i përmbahen.

Ramadani po ashtu rekomandoi qytetarët që të dalin në natyrë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit. Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave. Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme frekuentimi i qytetarëve në sheshe të Prishtinës ishte tepër i vogël.

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori