LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e pasaportave dhe patent shoferëve, MPB lë fajtore krizën globale për mungesë të materialit

Mungesë e pasaportave dhe patent shoferëve, MPB lë fajtore krizën globale për mungesë të materialit

Aktualisht në Kosovë pasaporta dhe patentë shoferë mund të marrin vetëm qytetarët të cilët kanë nevojë emergjente për këto dokumente.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Qendrën e Regjistrimit Civil ka mungesë të  materialit për dokumentet identifikuese, siç janë pasaportat dhe patentë shoferët.


Në një përgjigje për Telegrafin, Rrokasna Qarri, Drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun në  MPB, tha se po përpiqen që të furnizojnë të gjithë me këto dokumente, mirëpo rastet urgjente janë primare.

“MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, tha ajo.

Tutje Qarri tha se kriza globale dhe pandemia COVID-19, kanë ndikuar që të shkaktohen mungesa për pajisje me material.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19″, deklaroi Qarri për Telegrafin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori