Kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për të organizuar zgjedhje të reja në veri të vendit po e mbështesin edhe qytetarët e Kosovës. Ata thonë se institucionet tona kanë respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës në katër komunat e veriut. Megjithatë, theksojnë se zgjedhjet mund të mbahen për ta qetësuar situatën në atë pjesë të vendit.
Qytetarët, po ashtu janë të mendimit se kryeministri Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qytetari Blerim Krasniqi thotë se mbështet zgjedhjet e reja në veri të vendit.
“Albini është prej të rrallëve që e ndjek kushtetutshmërinë, ndjek ligjet dhe të gjitha që i kërkon shteti i jonë i Kosovës. Të gjitha këto janë në raport se po funksionon ligji në shtetin e Kosovës. Duke respektuar ligjin, Kushtetutën. Zgjedhjet e reja janë opsion deri në një moment kur plotësohen kushtet, është interpretuar se nuk zgjidhet nga votat, nga populli serbë. Kosova nuk përbëhet vetëm nga shqiptarët, por ka edhe pakica dhe është normale. Në asnjë vend në botë nuk kanë më shumë të drejta pakicat se sa në Kosovë”, shprehet ai për KosovaPress.
Bajram Demaj deklaron se institucionet e Kosovës kanë zbatuar ligjin dhe Kushtetutën, por situata në veri mund të qetësohet me zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Si qytetar i Prishtinës unë mendoj se për qetësimin e situatës në pjesën veriore duhet të dalim në zgjedhje. Një pakicë 3% nuk mundet me përfaqësuar pakicën serbe, duhet të sqarohet me zgjedhje si e kanë propozuar edhe Amerika dhe kryeministri Albin Kurti në Kuvend, duhet të shkojmë në zgjedhje”, thotë Demaj.
Të njëjtin mendim e ka edhe Hashim Hashimi. Ai thotë se ato komuna duhet të udhëheqin nga shumica e popullsisë, nëse serbët pranojnë të dalin në zgjedhje.
“Pse Amerika po thotë, ajo po e ledhaton kaq shumë. Kryeministri po del sikur me qenë kundër, nëse ata në veri binden me dalë në zgjedhje, është më mirë dhe është normale me i udhëheqë komunat e veta ata po dalin kundër fjalëve të veta. Amerika na ka përkrahë gjithmonë por më së miri e din Albin Kurti”, thotë ai.
Idriz Demiri nga Tetova potencon se vendimet e kryeministrit Kurti janë të sakta dhe sido që të vendosë ai, beson se do të jetë në rregull.
“Unë jam me Albinin, nëse Albini vendos unë jam me Albinin, Albini nuk është kundër Amerikës, vetëm është kundër disa vendimeve të disa individëve, sipas disa bisedave, ata të cilët janë kundër Albinit në veri, duhet të shkarkohen por se çka ndodhë, nuk e di, ata do të ndërrojnë mendje se do ta bind ai”, thotë Demiri.
Përndryshe, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, gjë që është pranuar edhe nga drejtuesit e institucioneve tona, të cilët kanë theksuar se mund të mbahen duke respektuar procedurat dhe ligjet e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca
Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë
“Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert