Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli, ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët e vendit.
Sipas tyre, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm, sidomos kur vendi ballafaqohet me inflacion.
Kështu për qytetarin Muhamet Rraci, tarifat e reja të rrymës do të vështirësojnë jetën e shumë qytetarëve në Kosovë.
“Dihet ajo punë. Qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë, janë të lodhur, po shihet. Edhe rrogat nuk janë rritur, s’ka pasur rritje as për pensionet, sidomos për ta është fatkeqësi e madhe. Këta janë baballarët e këtyre që janë në funksione. Janë djemtë e tyre. Duhet pak të kenë një dinjitet. kanë mbetur pa dinjitet, po shihet veç të shkojmë tek mjeku se sa bëhen barnat, 100 euro nuk mundet t’i mbulojë. Për neve është e papërballueshme”, thotë Rraci.
“Fatkeqësisht më e papërballueshme është për ata që varen vetëm nga këto të ardhura. Unë e kam vajzën, më ndihmon, por ka prej atyre që jetojnë mjerisht, që nuk ka se kush t’iu hap derën, askush nuk e ndihmon, prandaj mbetën nën mëshirën e institucioneve tona. Qytetarëve u ka mbetur vetëm fjala, nuk i ka mbetur asgjë. Ne vetëm po i japim këto përshtypjet tona, ‘hallet dhe dertet’, por nuk po munden të ndikojnë asgjë”, shton ai.
Të njëjtin mendim ndan edhe Kadri Sokoli. Ai thekson se me ngritjen e çmimeve në përgjithësi, dhe të rrymës në veçanti, qytetarët vështirë që do t’ia dalin mbanë.
“Jo mirë, sepse me këto kushte dhe me këto të ardhura që i ka Kosova vështirë se do ia dalin qytetarët. Më së shumti dëmtohen qytetarët e thjeshtë. Duhet t’i ndihmojnë qytetarët me subvencione dhe me diçka në këtë kohë të dimrit dhe jo me këto rritje të çmimeve, edhe të rrymës. Në krahasim me të ardhura dhe me standardet të Kosovës kjo është e tepërt”, thekson Sokoli.
I brengosur me krejt këtë situatë marrë parasysh edhe papunësinë në vend. Shprehet qytetari Nazmi Topanica. Sipas tij, njerëzit janë lodhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve.
“Duhet të merren masa, sepse popullata është lodhur. Është e tmerrshme kjo. Shpenzime ka shumë të mëdha dhe duhet të merren hapa më konkret. Kjo po më duket e palogjikshme. Është shumë e papërballueshme. Popullata janë lodhur dhe pjesa dërrmuese është e papunë, kjo është e tmerrshme”, thotë ai.
Qytetari Ilir Loxha thotë se e vetmja zgjidhje për ta mbetet kursimi, porse siç thotë ai, është Qeveria që duhet të jetë pranë tyre. E në rast të shtrenjtimit të rrymës siç është paralajmëruar, ai thotë se Qeveria duhet të mbulojë koston shtesë prej 14 për qind.
“Keq është për Kosovën, si vend çfarë janë të ardhurat e vogla. Mirë është edhe të kursejmë. Le t’i ndërrojnë ato pajisjet që i përdorin, ndoshta ju vjen si njëjtë (fatura). Keq është, ka mundësi mos me e rrit dhe Qeveria t’i mbulojë ato 14 për qind. Hiç s’është dashur me pasur rritje, por prapë më mirë tash që nxehet koha sesa me i ngritë dimrit”, thotë Loxha.
Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike për 14 për qind. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress para disa ditësh kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili ka theksuar se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i raportit konsultativ ende nuk është final.
Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë me parë edhe KMDLNJ. Kujtojmë që, shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar, me një vendim të ZRRE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës