LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë politikanëve: Janë ndër shkaktarët kryesor të ikjes së të rinjve

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë politikanëve: Janë ndër shkaktarët kryesor të ikjes së të rinjve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk u besojnë politikanëve. Ata thonë se politikanët janë ndër shkaktarët kryesor të ikjes së të rinjve.

Disa qytetarë të anketuar nga Telegrafi Maqedoni, thonë se politikanët mendojnë vetëm për interesat e tyre dhe se popullin e kujtojnë vetëm në kohë zgjedhjesh.


“Aspak, ata nuk punojnë asgjë, i prekin të varfrit, ndërsa vet nuk punojnë. Kur ju duhemi na kërkojnë, pastaj na harrojnë. Të rinjtë ikin sepse nuk kanë punë. Çfarë të bëjnë me 300 euro. Për këtë arsye ikin, pasi nuk ka fabrika, edhe ata që punojnë këtu, nuk i marrin rrogat siç duhet”.

“Aspak, për arsye se nuk kanë interesim për popullin. Politikanët kanë ndikuar në ikjen e të rinjve, por nuk është vetëm e tyre, pasi po deshën të punojnë punë ka edhe këtu. Por ata duke menduar se ka jetë më të mirë jashtë, edhe ikin”.

“Politikanët në Maqedoni të gjithë janë hajdut dhe nuk i besoj askujt. Këtu nuk ka ekzistencë dhe jetë, këtë e bëjnë të gjithë ata. Të rinjtë ikin, të gjitha nacionalitetet njëjtë pasi kërkojnë jetën e tyre”.

Ndryshe, edhe në anketat e realizuara nga organizatat ndërkombëtare, besimi i qytetarëve të RMV-së te politikanët është shumë i ulët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori