Qytetarët e Maqedonisë nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë bërë të ditur se me cilët kandidatë do të garojnë në zgjedhjet lokale, që janë paraparë të mbahen në vjeshtë, megjithëse kanë shpeshtuar aktivitetet politike në terren.
Burimet brenda partive bëjnë të ditur se janë duke u zhvilluar sondazhe të brendshme se cilët kandidatë preferohen nga qytetarët në komuna të caktuara, të cilët do të mund të sillnin më shumë vota.
Ndërkaq, hulumtimi që ka realizuar Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI, nxjerr në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të kënaqur me drejtuesit e tyre në pushtetin lokal.
Në pyetjen nëse do të përkrahnin kryetarin aktual të komunës së tyre për rizgjedhje, më shumë se gjysma e të anketuarve, apo 53 për qind e tyre, janë përgjigjur se në komunën e tyre duhet të zgjidhet një kandidat i ri.
Sipas këtij sondazhi të IRI, një e treta e të anketuarve kanë thënë se nuk e dinë emrin e kryetarit të komunës në të cilën jetojnë. Përderisa, asnjë nga komunat, ku është realizuar hulumtimi, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje të numërojnë të paktën pesë këshilltarë të Asamblesë komunave, pavarësisht se janë pikërisht asamblistët që vendosin për politikat e komunave.
Sefer Selimi nga organizata joqeveritare “Democracy Lab”, thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk i njohin të zgjedhurit e tyre, pasi shumë rrallë, zyrtarët e pushtetit lokal ngrenë zërin në mbrojtjen e politikave që janë në interes të qytetarëve që i përfaqësojnë.
Sipas Selimit, duhen ndryshime thelbësore sa i përket komunikimit mes qytetarëve dhe udhëheqësve të pushtetit lokal, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në realizimin e politikave dhe llogaridhënien.
“Kjo tregon se këshilltarët në pushtetin lokal nuk janë duke e kryer punën e tyre ashtu siç duhet. Në këtë rast, nuk janë qytetarët ata që kanë faj që nuk i njohin këshilltarët që i përfaqësojnë, por janë këshilltarët ata që nga çdo parti, vetëm një ose dy, në mënyrë aktive marrin pjesë në debate për marrjen e vendimeve të ndryshme”, thotë Selimi.
Ndërkaq, Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike po “investojnë” që qytetarët të mos i njohin përfaqësuesit e tyre në nivelin lokal.
“Për fat të keq ky realitet i fuqizon partitë në kurriz të individëve dhe njëherësh pamundëson që qytetarët të kërkojnë llogari nga ata që i kanë zgjedhur. Mendoj se një nga problemet thelbësore të shoqërisë maqedonase është mungesa e përgjegjësisë së të zgjedhurve, qofshin ata në pushtetin lokal apo qendror. Tani hulumtimet nxjerrin në pah faktin se qytetarët votojnë për partinë dhe jo për individin, i cili merr mandatin që t’i përfaqësojë interesat e tyre”, thotë ai.
Përfaqësuesit e sektorit civil thonë se vetëm përmes listave të hapura mund të ngrihet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies të autoriteteve të pushtetit lokal. Por, për lista të hapura kërkohen ndryshime në Kodin Zgjedhor, pa të cilat ndryshime nuk mund të shkohet në zgjedhjet lokale, që duhet të mbahen në tetor të këtij viti.
Partitë politike edhe pse në parim janë shprehur se janë për ndryshime në Kodin Zgjedhor që të ketë lista të hapura, megjithatë ende kanë dallime të thella sa i përket zgjedhjes së kryetarit të komunës me një raund të vetëm zgjedhor, siç kërkon opozita maqedonase, si dhe rreth financimit të partive politike.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka thënë se nëse partitë nuk arrijnë pajtim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, atëherë, zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë do të mbahen me Kodin aktual Zgjedhor, ku zgjedhja e këshilltarëve komunalë bëhet përmes listave të mbyllura./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre