LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë në celular më shumë përdorin “Viber” dhe “Facebook Messenger”

Qytetarët e Maqedonisë në celular më shumë përdorin “Viber” dhe “Facebook Messenger”

Numri i shfrytëzuesve të telefonisë celulare në Maqedoni këtë vit për dallim nga viti i kaluar shënon rritje të vogël dhe arrin 95,2 për qind. Shfrytëzuesit e telefonave të mençur e ndjekin trendin e rritjes dhe këtë vit e rritën shumicën e tyre me 72,1 për qind, theksohet në rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik për tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

Anketa e zbatuar në territorin e Maqedonisë në mostër të rastësishme përfaqësuese prej 1.100 të anketuarve në periudhën prej 19 deri më 29 maj të këtij viti, tregon se numri i pripejd shfrytëzuesve është ulur në 28,8 për qind, ndërsa shfrytëzuesit e telefonave celular gjithnjë e më shpesh telefonojnë prej celulari në fiks kur kanë nevojë (37 për qind).


Numri i shfrytëzuesve të internetit në telefonat celular përmes operatorëve celular është në rritje konstante nga viti i kaluar dhe tani arrin 58,6 për qind. Numri më i madh i shfrytëzuesve janë më të rinj se 40 vjet, por gjithashtu shënohet rritje edhe te personat nën moshën 50 vjeçare.

Pjesa më e madhe nga shfrytëzuesit e internetit përmes celularëve, 96,3 për qind, shfrytëzojnë aplikime për komunikime. Më i shfrytëzuar është “Viberi” (92,2 për qind), pas së cilit vijojnë “Facebook Messenger” (84,4 për qind) , “Skype” (43,5 për qind) dhe “Whats-app” (25,5 për qind). Më shumë se gjysma e të anketuarve i shfrytëzojnë këto aplikacione për komunikim përmes porosive tekstuale (73,1 për qind) dhe përmes bisedave (71,6 për qind) çdo dit.

Nëse paraqitet operator i ri i telefonisë celulare, që t’i tërheqë shfrytëzuesit, fillimisht duhet të ofrohen çmime më të ulëta të bisedave (83,4 për qind), çmime më të ulëta për internet celular (37,6 për qind) dhe cilësi më e mirë e shërbimeve të të folurit (31,8 për qind).

Interneti më i shpejtë celular do të ishte shkak për zgjedhjen e operatorit të ri celular për 30,6 për qind nga të anketuarit, ndërsa për 25 për qind çmime të volitshme të aparateve celular, ndërsa 10 për qind kërkojnë aparatet më moderne telefonike, ndërsa për 9,6 për qind janë më të rëndësishme çmimet më të ulëta SMS/MMS dhe të dhënat data. Vitin e kaluar 3,5 për qind nga shfrytëzuesit e telefonisë celulare e kanë ndryshuar operatorin.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori