Në fund të muajit dhjetor 2019 vlera totale e depozitave të qytetarëve nëpër bankat komerciale të Kosovës ka arritur në rreth 4 miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 3 miliardë euro.
Nga kjo shumë, më shumë se 2.6 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara rreth 750 milionë euro. Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 165 milionë eurove.
Në raportin mujor të sistemit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se depozitat në banka u rritën për 16.2 për qind, shkruan Telegrafi.
“Rritje më të theksuar kishin depozitat e ekonomive familjare, pjesa më e madhe e të cilave përbëhet nga depozitat e transferueshme. Norma e interesit në depozitat e korporatave jofinanciare shënoi rënie për 0.2 pikë përqindje krahas periudhës së njëjtë të vitit paraprak, ndërsa norma e interesit në depozitat e ekonomive familjare shënoi rritje të lehtë për 0.04 pikë përqindje”, thuhet në raportin e vlerësimit tremujor të zhvillimeve makroekonomike të prezantuar nga BQK.
Sipas BQK-së, vlera e kredive për ekonomitë familjare 1.1 miliard euro, ndërsa për korporatat jofinanciare kjo vlerë ka arritur në 1.9 miliard euro.
Raporti thekson se rritja vjetore e kredive në fund të vitit 2019 ka arritur në 10 për qind.
“Aktiviteti kreditor i sektorit bankar vazhdoi trendin e rritjes dy shifrore edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, nxitur në nivel më të theksuar nga kërkesa kreditore në raport me ofertën kreditore. Kreditimi bankar është rritur ndaj pothuajse të gjithë sektorëve ekonomik, e veçanërisht baza e stokut të kredive u rrit më shumë për sektorin e ndërtimit dhe prodhimit. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj ekonomive familjare është duke u rritur me rritëm të përshpejtuar, ku gjatë pesë viteve të fundit kreditimi ndaj këtij segmenti kishte rritje dyshifrore”, thuhet në raportin e stabiliteti financiar ne BQK-së, përcjell Telegrafi.
Norma efektive e interesit për depozita në këtë muaj ishte 1.6 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 4.8 pikë përqindjeje.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2 për qind.
Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të likuiditetit [raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra] me 38.7 për qind, raporti kredi/depozitë është 77.6 për qind, ndërsa mbulueshmëria e kredive të këqija me provizione në këtë muaj ishte 135.7 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë