LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Ky veprim hakmarrës i paralajmëruar nga Vuçiqi të merr përgjigjen e merituar nga ndërkombëtarët

Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Ky veprim hakmarrës i paralajmëruar nga Vuçiqi të merr përgjigjen e merituar nga ndërkombëtarët

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se shteti serb përveç që ka ndaluar autobusët me shtetasit e Kosovës në kufirin me Kroacinë, të njëjtën po e bën edhe në kufirin me Hungarinë.

MPJD në një komunikatë për media apelon te të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme:


Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë.

Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Lajme
Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Lajme
Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Dekorohet ish-ushtari i UÇK-së nga Danimarka, Niels Henrik Hooge

Dekorohet ish-ushtari i UÇK-së nga Danimarka, Niels Henrik Hooge

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Kalo në kategori