LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Ferizajt nuk po i respektojnë dispozitat shëndetësore

Qytetarët e Ferizajt nuk po i respektojnë dispozitat shëndetësore

Ferizaj, e cila është komuna me numrin më të madh të personave me COVID-19, tashmë ka një situatë më stabile pasi në pesë ditët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri. Por si duket kjo i ka relaksuar ferizajasit të cilët sot ishin të shumtë të numër që kishin dalë në sheshet e qytetit.

E për këtë ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi i cili tha për KosovaPress se në fillim qytetarët i kanë respektuar masat e ndërmarra nga qeveria, por që tani masa për qarkullim në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit nuk po respektohet sa duhet.


“Fillimisht masat e ndërmarra nga shtabi emergjent janë respektuar në masën më të mirë të mundshme dhe kemi ftuar qytetarët të qëndrojnë në familjet dhe shtëpitë e tyre, dhe ata nuk kanë dalë në sheshe dhe rrugë. Për dallim kur ka filluar ministria t’i marrë masat e veta, fillimisht janë respektuar, por gjatë orarit të caktuar me numra të letërnjoftimit nuk ka ecur si duhet pasi qytetarët po shihet që po frekuentojnë rrugët e qytetit në masën më të madhe dhe kjo faktikisht na rrezikon si qytetarë. Kërkoj nga ata që t’i respektojnë masat e ndërmarra nga MSH dhe IKSHP”, tha drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj.

Ademi i cili është edhe koordinator për luftimin e pandemisë në këtë komunë thotë se Komuna e Ferizajt numëron 98 raste me COVID-19, prej tyre dy tashmë dy kanë humbur jetën.

Ai tha 13 mostra të personave të infektuar kanë dalë negativë dhe se ata përsëri do të ri-testohen.

“Qyteti i Ferizajt numëron 98 persona të konfirmuar pozitiv me COVID19, prej të cilëve dy kanë ndërruar jetë… Pesë ditët e fundit nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me COVID19, përkundrazi dje kemi marrë lajme të mira për shkak se nga 13 mostrat të cilat i kemi rritur ri-testuar dhe të cilët kanë qenë edhe më herët me COVID-19, kanë dalë negative, dhe çka do thotë se këta persona duhet të përsëritet edhe ri-testimit dhe në rast se dalin prapë negativë këta persona mund të konsiderohen të shëruar. Ne sot kemi edhe 44 mostra të cilët do të ri-testohen të cilët më herët kanë qenë të testuar me COVID-19”, u shpreh ai.

Bekim Ademi, i cili është edhe Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, thotë se përveç një mjeku i cili ka rezultuar pozitiv dhe ndodhet në vetizolim, raste tjera te stafi shëndetësor me këtë virus nuk kanë.

“Stafi mjekësor fatmirësisht dy herë kemi pasur dyshime që ka mundur të jetë i prekur, por kanë rezultuar negativë. Fatmirësisht, nuk janë të prekur në përjashtim të një mjeku në spitalin e përgjithshëm të qytetit, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID19, i cili është i vetizoluar momentalisht dhe stafi tjetër përcjellës është testuar dhe ka dalë negativë”, tha Ademi.

Ai theksoi se stafi mjekësor është i pajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse.

Ndryshe, deri mbrëmë në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë 790 persona, prej tyre 232 të shëruar dhe 22 të vdekur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori