LAJMI I FUNDIT:

Qumështorja VITA me prezantim të niveleve evropiane në VET Samit 2023 – prezent edhe Kryeministri Kurti

Qumështorja VITA me prezantim të niveleve evropiane në VET Samit 2023 – prezent edhe Kryeministri Kurti

Nisin punimet e Samitit VET, për dy ditë shpalosen mundësitë profesionale për punësim.

Pjesëmarrëse ishte edhe një ndër kompanitë më të njohura në vend, në industrinë e qumështit dhe produkteve të qumëshit, Qumështorja VITA.

Qumështorja Vita bëri demonstirmin e aflatoksinave dhe mikrorganizmave në qumësht, duke sjellur informacione të rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit prezent dhe gjithashtu duke ofruar trajnime personale për të interesuarit.

Demonstrimi i aflatoksinave dhe mikroorganizmave u bë me anë të disa testeve, që bazohen në standarde evropiane dhe aplikohen çdo herë në kompaninë e tyre.

Ndër shumë të pranishëm nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Me anë të këtij samiti priten shumë mundësi pune dhe partneritet me biznese të ndryshme që do të rezultojnë me sukses.