Shoqata e Qumështarëve të Kosovës me anë të një letre të hapur, kanë kërkuar ndihmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës mos zbatimin e masës së përkohshme mbrojtëse prej 17 për qind për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, shkruan Telegrafi.
Ata thonë se ndihen të tradhëtuar nga qeveria dhe kërkojnë nga deputetët që të kërkojnë përgjegjësi nga Kryeministri Haradinaj lidhur me këtë çështje.
Letër e hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, po ju drejtohemi me këtë letër për të kërkuar ndihmën tuaj në një çështje në të cilën ndjehemi të tradhtuar nga qeveria.
Më 16 prill të këtij viti Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse prej 17% për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Ky vendim është marrë pas shumë ankesave nga akterët e sektorit të qumështit për tregëti të padrejtë me këtë shtet që ende as që e njeh Kosovën. Vendimi është i bazuar edhe në hetimet profesionale të bëra nga departamentet përkatëse në MTI në bashkëpunim edhe me akterë tjerë qeveritarë.
Vendimi për vendosjen e masës së përkohëshme mbrojtëse ndaj importeve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është pritur mirë nga të gjithë qumështarët dhe fermerët kosovar pa asnjë dallim dhe konsiderohet si një ndër vendimet më të mira të marra për sektorin tonë në dekadat e fundit.
Megjithatë gëzimi ynë mori fund me takimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina gjatë Samitit Digjital ne Shkup, ku Haradinaj premton prolongimin e masës mbrojtëse.
Ky lajm u publikua gjërësishtë në Bosnjë e Hercegovinë por edhe tek ne.
Të premtën ne marrim një e-mail nga MTI me kërkesën për kinse hetime shtesë rreth ndikimit të importit të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku në fund thuhet se nëse MTI nuk merr përgjigjet e duhura deri të hënën me 23 prill kur Vendimi do të duhej në fuqi, atëherë ata nuk do të mund të vazhdojnë me masën mbrojtëse.
Ne kemi dërguar përgjigjet tona MTI-së ku i shpjegojmë që shoqatat nuk janë përgjegjëse për hetimet e importeve të padrejta dhe i kujtojmë se vendimi është marrë pas hetimeve nga komisioni ndërministror i krijuar pikërisht nga MTI. Por është e qartë se këto gjëra i ka ditur edhe MTI, por duke kërkuar arsyetim për mosaplikimin e vendimit të vet, ka dalur me një gjetje të tillë të pyetjeve shtesë për qumështarët.
Si rrjedhojë vendimi për masën mbrojtëse ndaj importeve nga Bosnja dhe Hercegovina nuk është duke u aplikuar dhe kjo është bërë të hënën publike edhe në media.
Ne ju lusim që ju si përfaqësues të drejpërdrejtë të popullit të kërkoni përgjegjësi nga Kryeministri dhe qeveria për këtë çështje që prek me mijëra fermerë e qumështarë, të punësuarit dhe familjet e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë