Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit (SHFKQ) dënon fuqishëm sulmet që po i bëhen kësaj industrie nga qarqet politike.
Reagimi kësaj shoqate vjen pas deklarimeve dhe etiketimeve të ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Albin Kurti, në adresë të një kompanie kosovare për prodhimin e produkteve të qumështit.
Reagimi i plotë i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit:
“Ne si shoqatë kemi ngritur zërin vazhdimisht për trajtimin joadekuat që na është bërë nga institucionet shtetërore dhe tani me sulmet që kemi parë nga lideri i opozitës, z. Albin Kurti, na shqetëson edhe më tepër.
Kjo na bën të kuptojmë se klasa politike pa përjashtim, edhe pse kanë dëshirë të flasin për përkrahje, nuk i jep përparësi prodhuesit vendor, por përkundrazi e dëmton atë vazhdimisht, për fat të keq shpesh për interesa individuale partiake. Ne si shoqatë e qumështorëve sigurojmë që qumështi ynë të cilin e prodhojmë në fermat tona është i shëndetshëm dhe i përmbush të gjitha standardet më të larta evropiane.
Njëra ndër kompanitë e cila është partneri ynë më i fuqishëm, është kompania Vita. Dëmtimi dhe njollosja e produkteve të kësaj kompanie, na godet dhe dëmton drejtpërdrejt neve si furnizues i kësaj kompanie me qumësht të freskët dhe madje favorizon pandershëm prodhuesit e huaj, përfshirë edhe nga Serbia.
Vetëm anëtarët tanë për çdo vit i shesin kompanisë Vita nga 2 milionë litra qumësht të freskët në muaj. Kjo i bie se rreth 1800 fermerë varen nga kjo kompani dhe sulmi ndaj saj është edhe sulm direkt ndaj nesh. Prandaj është momenti i fundit që klasa politike të vetëdijesohet se prodhimi dhe prodhuesi vendor janë kyq për ekonominë e vendit dhe ai duhet të përkrahet dhe jo të sulmohet për inate politike. Është momenti i fundit që klasa politike të mbajë qëndrim të qartë ndaj nesh dhe jo të na përkrah në mënyre deklarative vetëm sa për të mbledhur vota dhe të na dëmtojë sa herë që u shkon për shtati interesave të ngushta politike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën