Çdo ditë e më shumë njerëzit heqin nga ushqimi produktet e qumështit dhe i zëvendësojnë me alternativa bimore

Arsyeja kryesore e zëvendësimit të qumështit të lopës me llojet e tjera janë jotoleranca ndaj laktozës dhe alergjive ndaj proteinave në qumështin e lopës, transmeton Telegrafi.

Në treg ekziston zgjedhje e madhe e zëvendësimeve, mirëpo nuk mundemi që të mos pyesim: nga gjithë këto lloje të qumështit, përkatësisht pijeve, cili është më i miri?

Qumështi i bajameve

Ky qumësht me arsye më së shumti konsumohet. Është vërtetuar shkencërisht që është zëvendësim i shkëlqyeshëm i qumështit të lopës për personat të cilët për arsye të caktuara shëndetësore nuk mund ta pinë.

Në krahasim me qumështin e lopës, qumështi i bajameve ka më pak yndyra të ngopura dhe më shumë yndyra të pangopura. Yndyrat e shëndetshme në qumështin e bajameve ndihmojnë në humbjen e peshës trupore. Duke pasur parasysh që përmban pak kalori dheproteina, nuk u rekomandohet fëmijëve të cilët janë duke u rritur.

Qumështi i tërshërës

Qumështi i tërshërës ka shije të butë, të ëmbël, është shumë krematoz dhe shkëlqyeshëm shkon në deserte, por edhe si pije e veçantë.

Qumështin e tërshërës nuk bën ta pinë njerëzit të cilët janë alergjikë ndaj glutenit apo kanë celiaki. Ky lloj qumështi bimor ka më së shumti kalori dhe karbohidrate.

Qumështi i sojës

Qumështi i sojës është zëvendësimi më i shpeshtë i qumështi të lopës, por mund ta pinë edhe personat alergjikë ndaj glutenit. Në krahasim me pijet e tjera bimore, ka më së shumti proteina.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që asnjë qumësht bimor nuk është zëvendësim i tërësishëm i qumështit të lopës, sepse ai është i pasur me amino-thartira të cilat trupi nuk i prodhon por mund të marrë vetëm nga ushqimi. /Telegrafi/