LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm zbulon Snapdragon 7s Gen 2 – një çip 4nm për telefonat e rangut të mesëm

Qualcomm zbulon Snapdragon 7s Gen 2 – një çip 4nm për telefonat e rangut të mesëm

Qualcomm gjatë fundjavës ka lansuar Snapdragon 7s Gen 2 – një çip i ndërtuar në teknologjinë e procesit 4nnm, e cila ka për qëllim të jetë një zgjidhje për prodhuesit e telefonave të cilët dëshirojnë një platformë të aftë e cila mund të përshtatet me një buxhet shumë më të ulët se çipat Gen 8.

CPU i 7s është më pak i fuqishëm se çdo çip tjetër i serisë Snapdragon 7, ISP gjithashtu nuk është aq mbresëlënës, duke treguar një pozicionim pak më të ulët në përgjithësi.


Disa thashetheme sugjeruan se Snapdragon 7s Gen 2 mund të mbërrijë me serinë Redmi Note 13, të planifikuar të lansohet këtë muaj.

Emri mund të tingëllojë konfuz, sepse nuk kishte një 7s të gjeneratës së parë ose një Snapdragon 7 të gjeneratës së dytë, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, ne nuk e dimë se çfarë do të thotë “s”, por është qartë një shënues për specifikat e shkurtuara.

CPU ka katër bërthama në 2.4 GHz për performancë dhe katër të tjera me 1.95 GHz për efikasitet.

GPU Adreno është e paspecifikuar, por është renditur për të mbështetur rezolucionin FHD+ në 144 Hz.

Platforma e lidhjes FastConnect 6700 është një hap prapa nga 6900 në Snapdragon 7+ Gen 2, dhe me të shpejtësia maksimale e DL-së është vetëm 2.9 Gbps, ndërsa Bluetooth-i i mbështetur është i kufizuar në 5.2, i cili ende mbështet audio me energji të ulët.

ISP Spectra mbështet një telefon me një kamerë të vetme deri në 200 MP dhe kapje video 4K me 30 fps. Memoria është LPDRR5 në 3200 MHz, ndërsa veçoritë e tjera përfshijnë USB-C 3.1 dhe Quick Charge 4+.

Qualcomm nuk publikoi zyrtarisht një kornizë kohore në të cilën do të shohim pajisjet me çipin e ri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori