LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm do të prezantojë Snapdragon 8 Gen 3 më 24 tetor

Qualcomm do të prezantojë Snapdragon 8 Gen 3 më 24 tetor

Qualcomm konfirmoi datën e shpalljes për çipin Snapdragon 8 Gen 3, i cili premtohet të ketë një rritje të konsiderueshme në performancë dhe efikasitet të energjisë në krahasim me paraardhësin e tij.

Kompania do të prezantojë SoC-në e re kryesore më herët se zakonisht, me datat që priten të jenë mes 24 dhe 26 tetor.


Sipas traditës, Qualcomm do të mbajë një Samit Snapdragon në Maui, Hawaii, por këtë herë do të jetë rreth një muaj më herët se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Qualcomm to announce the Snapdragon 8 Gen 3 on October 24

Sipas informatave që GSM Arena thotë se i ka momentalisht, çipi do të shfaqë një arkitekturë të re 1+5+2 në vend të 1+2+2+3 të përdorur në seritë Snapdragon 8 Gen 1 dhe Gen 2.

SoC thuhet se funksionon me bërthamën kryesore 1x Cortex-X4 të çiftuar me 5x bërthama Cortex-A720 dhe 2x Cortex-A520 dhe një GPU Adreno 750, duke premtuar një rritje të konsiderueshme të performancës. Paketa CPU gjithashtu do të përditësojë cache-in e saj L3 nga 8MB në 10MB.

Digital Chat Station, një informator i njohur kinez, pretendon se seria Xiaomi 14 do të jetë e para që do të përdorë çipin e ri kryesor të Qualcomm në nëntor me seritë vivo X100, seritë iQOO 12, seritë Redmi K70, OnePlus 12 dhe Realme GT5 për të ndjekur rrugën e Xiaomi në muajt vijues. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori