LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm prezanton platformat e gjeneratës së ardhshme AR/VR Snapdragon XR2 Gen 2 dhe AR1 Gen 1

Qualcomm prezanton platformat e gjeneratës së ardhshme AR/VR Snapdragon XR2 Gen 2 dhe AR1 Gen 1
Reklama

Qualcomm prezantoi platformat e tij të gjeneratës së ardhshme AR/VR të quajtura Snapdragon XR Gen 2 dhe AR1 Gen 1.

Të dy platformat duhet të mundësojnë realitet të përzier dhe realitet virtual në pajisjet e holla dhe të lehta që nuk kërkojnë një paketë të jashtme të baterive.


Kjo u jep OEM-ve të tjerë një shans për të rrëmbyer një pjesë të hapësirës që duhet të ketë një rritje të popullaritetit pas lançimit të Vision Pro të Apple, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Qualcomm introduces next-gen AR/VR platforms Snapdragon XR2 Gen 2 and AR1 Gen 1

Snapdragon XR Gen 2 është padyshim çipi më interesant nga të dy. Ai mbështet pajisjet MR dhe VR me performancë 2,5 herë më të mirë GPU krahasuar me paraardhësin e tij, performancë 8 herë më të mirë të inteligjencës artificiale, mbështetje për deri në 10 kamera dhe sensorë, ekrane 2x 3K dhe ISP-në më të fundit Spectra në bord.

Nga ana tjetër, platforma Snapdragon AR1 Gen 1 synon syzet inteligjente të lehta me aftësi MR. Përveç kësaj, mundëson regjistrimin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë nga syzet, kryerjen e kërkimeve vizuale dhe përkthimin në jetën reale.

Të dyja platformat janë zhvilluar në bashkëpunim me Meta dhe do të debutojnë me pajisjet Meta që në fillim të këtij viti.

Qualcomm introduces next-gen AR/VR platforms Snapdragon XR2 Gen 2 and AR1 Gen 1

Meta Quest 3, për shembull, do të fuqizohet nga platforma Snapdragon XR2 Gen 2, ndërsa syzet inteligjente Ray-Ban Meta do të përdorin platformën Snapdragon AR1. OEM të tjerë do të kenë mundësinë të zhvillojnë pajisjet e tyre duke përdorur çipat e sapo prezantuar duke filluar nga viti 2024. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Teknologji
Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Teknologji
Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Teknologji
Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Teknologji
Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Teknologji

"U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë" - rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Arigona Bytyçi
Kalo në kategori