LAJMI I FUNDIT:

Qortimi amerikan për targat, analistët me pikëpamje të ndryshme

Qortimi amerikan për targat, analistët me pikëpamje të ndryshme

Të premten e 30 tetorit, Qeveria mori vendim për zbatimin e vendimit për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj.

Pas publikimit të planit me tri faza, më 28 tetor, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mos shtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë, ashtu siç kërkuan ato.

Zhgënjim të ngjashëm, një ditë më vonë, shprehu edhe Bashkimi Evropian.

Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe për reagimin e SHBA-së dhe të BE-së.

Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se pavarësisht se Qeveria nuk i dëgjoi kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje më afatgjate të implementimit të vendimit për targa, Qeveria i dha hapësirë dialogut me publikim e planit për targat.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve siç duket ishte që të mos krijohen tensione në veri. Por tensione të tilla do të krijoheshin vetëm nëse që nga sot do të konfiskoheshin veturat me targa ilegale…Kjo shtyrje është bërë që nga viti 2017 dhe Kosova është e zhgënjyer nga trajtimi i ndërkombëtarëve që po i bëhet kësaj çështje…Ky refuzim nga Qeveria është një kambanë për ndërkombëtarët për të marrë me seriozisht zgjidhjen e problemit. Nuk mund të ketë shtyrje në pafundësi”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Nga ana tjetër ish-ministri Dardan Gashi thotë se me këtë vendim për përshkallëzim të planit për targat nga ana e Qeverisë, po u jepet mesazh partnerëve ndërkombëtarë.

“Ndërkombëtarët me këtë vendim mbesin të paqartë për vendimet tona të ardhshme në lidhje me dialogun. Ata nuk e dinë se çfarë ne do të kërkojmë në të ardhmen në dialog. Qeveria i ka dhënë tri data të reja që gjithmonë do të prodhojë kriza të reja. Ndërkombëtarët nuk duan kriza të reja.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se Kurti me këto vendime po mundohet të tregohet më ndryshe nga paraardhësit e tij.

“Mirëpo këto vendime nuk kanë sjellë më shumë sovranitet për Kosovën. Në fund të procesit Kurti gjithë presionin ndërkombëtarë e ka kthyer nga Kosova në vend se ky presion të ishte nga Serbia. Kurrë më afër nuk ka qenë bashkësia ndërkombëtare me të Serbinë, pasi Kurti ja ka dhënë këtë mundësi Serbisë për t’u paraqitur si aktori më konstruktiv dhe në të njëjtën kohë ne nuk kemi arritur asnjë rezultat. Po të kishim shtrirë sovranitet punë e madhe se si po paraqitet Serbia”, deklaroi Krasniqi.

Aktivist i shoqërisë civile Dibran Hoxha thotë se Kosova ka bërë shumë kompromis në lidhje me targat pasi vendimi është në fuqi që nga viti 2016.

“Shihet qartë nga deklaratat e ambasadorëve se presioni po kanalizohet nga Kosova. Kjo vlen më shumë për SHBA-në. Por sot ambasadori gjerman tha se edhe Serbia ka përgjegjësi mbi marrëveshjen dhe duhet ta zbatojë atë.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është problematik mendimi se ne jemi vend sovran dhe sovranitetin tonë e shtrijmë me polici e ushtri.

“Nëse kjo gjë thuhet sinqerisht është mjaft problematike në ndërtimin e shtetësisë sonë. Nëse këto deklarata bëhen për konsum të brendshëm, dëmi do të jetë më i vogël…Qortimi amerikan është interesant. Ai nuk është qortim për targat, por po duket si lexim që ky vendim i qeverisë po tenton bllokimin e dialogut”, deklaroi Ymeri.

Organet e rendit filluan të martën të lëshojnë paralajmërime në vendkalimet kufitare pasi Qeveria ndryshoi një vendim për ndalimin e përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke shpallur një zbatim shkallë-shkallë të tij.

Në letrat paralajmëruese u bëhet thirrje qytetarëve serbë të Kosovës t’i zëvendësojnë targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori