LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: LVV e LDK nuk kanë probleme vetëm me ndarjen e posteve

Qorrolli: LVV e LDK nuk kanë probleme vetëm me ndarjen e posteve

Analisti i çështjeve politike, Vigan Qorrolli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Qorrolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në LDK janë dy grupime që sipas tij janë të përçarë në raport me Vetëvendosjen.


Ai ka thënë se grupi i “të vjetërve” i përbërë kryesisht nga binomi Veliu-Haziri po kërkon me ngulm dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe është grupi i njohur si “Brezi i Republikës” që po kërkojnë që kompensimin për kryetarin e Kuvendit të jetë Ministria e Jashtme.

Analisti thotë se një problem tjetër mes LVV dhe LDK e që sipas tij deri më tani nuk i është thënë publikut ka të bëj pikërisht dialogu me Serbinë.

“Zoti Kurti dhe Mustafa duket se janë thellësisht të ndarë në raport me dialogun me Serbinë pasi prapa kuintave është punuar shumë për një marrëveshje që do të prekej edhe territori”.

Qorroli thotë se tashmë dihet se problemi mes këtyre dy subjekteve nuk janë vetëm pozitat qeveritare që po pretendohet.

Analisti thotë se ekziston edhe një mundësi që nëse Kurti nuk arrin të formojë qeverinë Vetëvendosje të ketë shancën me një kandidatë të dytë.

Qorroli thotë se zgjedhjet e reja në demokraci janë gjithmonë të parashikueshme, por sipas tij të gjithë e dinë se do të jenë të lodhshme.

“Askush nuk e di nëse do të mund të ndalen të rinjtë të largohen nga Kosova. Në zgjedhjet e fundit kishte një dalje plebishitare në zgjedhje, por tash nuk e di nëse do të mund të binden të rinjtë për të dalë në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Vigan Qorrolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori