LAJMI I FUNDIT:

Qori: Bojkoti vazhdon, studentët nuk kanë asgjë për të humbur

Qori: Bojkoti vazhdon, studentët nuk kanë asgjë për të humbur

Profesori Filozofisë Politike Arlind Qori nga Tirana është padyshim një nga protagonistët e protestës së studentëve, edhe pse “beteja” e tij për universitetin ka filluar kur shumë pak besonin në vlefshmërinë e saj.

I ftuar në studiot e A2, ai ka analizuar gjendjen aktuale të protestës, që sipas tij ka rifilluar më së miri pas festave të fundvitit.


“Shumica dërrmuese, mbi 90% të studentëve janë për vazhdimin e bojkotit”.

Një bojkot që pedagogu cilëson si “aktiv dhe krijues”, që ka shndërruar për të universitetin në vendin “që duhet të jetë, e kanë marrë në dorë studentët, ftojnë pedagoget, mbajnë ligjërata, recitojnë poezi…”.

Por sa do të vazhdojë”? Qori është i bindur: “Bojkoti vazhdon, kjo është lojë nervash, por qeveritarët kanë vetëm për të humbur, studentet nuk kanë asgjë më për të humbur, vetëm mund të fitojnë”.

Oferta e Kryeministrit nuk e bind. “Oferta është hileqare. Po ofron gjera që ekzistojnë, si karta e studentit. Por çfarë nuk ka ofruar? Nuk do të ulen tarifat e masterit, nuk do të rritet pesha e studentëve ne vendimmarrje, nuk do të shtohet buxheti për arsimin, dhe qeveria thotë që nuk do ta rrezojë kurrë ligjin e arsimit”.

Për aludimet për shndërrimin e lëvizjes në një parti të mirëfilltë, Qori mohon dhe propozon diçka tjetër.

“Është spekulative, partitë janë të vjetra. Na duhet një model i ri politik, një demokraci e drejtpërdrejtë ku të kenë peshë referendumet. Këtyre ëndrrave të vjetra me parti të reja i ka dalë boja”.

Sipas Qorit, studentët po “luftojnë” edhe për pedagogët. “Para dhjetorit ishte shumë rrallë të gjeje pedagogë që nuk kishin frike, tani është e vështirë të gjesh të kundërtën. Studentët kanë vrarë frikën e tyre, por kane çliruar edhe pedagoget nga frika”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori