Biznesmeni boshnjak, Nino Kavara i cili u detyrua të lërë vendin e tij për të shkuar në Turqi në vitin 1994, tashmë është pronari i 22 restoranteve në 14 qytete të Turqisë.
Detyrohet të lërë vendin bashkë me familjen e tij për shkak të luftës, e megjithatë ai ia ka arritur të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë si biznesmen edhe në Turqi duke nxjerrë në pah karakterin e tij të biznesmenit.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Kavara thotë se fillimisht babai i tij është dërguar në kampin Gabala në afërsi të Capljia-s dhe se për të dalë nga aty atyre ju duhej të shkonin në një tjetër shtet përveç Serbisë dhe Kroacisë.
Duke vënë në dukje se për të dalë nga ky kamp ata kishin nevojë për një letër të dërguar nga një shtet i cili do të garantonte jetën e tyre, Kavara thotë se të afërmit e tij të cilët jetonin në Turqi kanë siguruar një gjë të tillë.
“Ishim një nga familjet me shans”, thotë Kavara dhe më pas tregon se kanë mundur të marrin një leje 24 orëshe nga Kroacia për të shkuar në një vend të tretë.
Ai thotë se në Turqi kanë shkuar përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Ndërsa shpjegon se ata janë vendosur në Izmir bashkë me babain, nënën dhe motrën e tij ndërkohë që ishte 14 vjeç.
Kavara thotë se në ato vite ka luajtur basketboll në ekipet rinore të Tuborg-ut në Izmir, ndërsa prindërit kanë punuar në punë të ndryshme për të fituar bukën e gojës.
Përvoja e restorantit të parë
Kavara thotë se restorantin e parë e ka hapur nëna dhe babai i tij në vitin 1999 në Karşıyaka të Izmirit, restorant ky me kuzhinë ballkanike dhe kryesisht me qendër pjekjen në zgarë të emërtuar “Everyday Grill”.
Kavara duke vënë në dukje se pasi babai i tij ndërroi jetë, ai ka vazhduar të punojë me nënën e tij në fushën e restoranteve dhe se kanë ngritur një koncept i cili i kthente ata në origjinë, koncept ky që është i ngjashëm me një restorant boshnjak.
Dëshironim që të krijonim një markë duke u bazuar në përvojën tonë disa vjeçare në këtë fushë, por kjo më parë duhej bërë duke gjetur një emër vendas, thotë Kavara dhe më pas shton se në këtë mënyrë lindi fjala Somunarası (bukë e mbushur), duke iu referuar edhe traditës së restoranteve në rajonin e Bosnjës.
Ai thotë se me këtë kishin për qëllim lançimin e kulturave të dy vendeve, Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ndërsa shpjegon se slogani i tyre ishte ‘një qoftexhi ballkani’.
Kavara thotë se duke parë suksesin ata kanë vendosur të kalojnë në sistemin ‘franchising’, ku në saj të tij momentalisht kanë 22 restorante në 14 qytete të Turqisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestuesit izraelitë ndaluan ndihmat për Gazën – shkelën paketat ushqimore, grisën thasët me grurë
Dy zyrtarë të vrarë, i burgosuri ‘në arrati’ – detaje dhe pamje të sulmit ndaj një autokolone të burgut në Francë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës
Dy zyrtarë të vrarë, i burgosuri 'në arrati' – detaje dhe pamje të sulmit ndaj një autokolone të burgut në Francë
Ky është plani ambicioz i Koresë së Jugut “për të shpëtuar popullsinë e saj”
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen