LAJMI I FUNDIT:

Qofte, vakt i shkëlqyer nga furra e shporetit

Qofte, vakt i shkëlqyer nga furra e shporetit

Ne i pëlqejmë recetat e vjetra! Edhe kur e dimë që përgatiten lehtë, i duam edhe më shumë

Përbërësit:


▪ 1 kg patate,
▪ 500 g mish të grirë,
▪ 2 vezë,
▪ 150 g proshutë,
▪ 250 g djathë të bluar,
▪ 50 g gjalpë,
▪ 50 ml vaj,
▪ qepë
▪ rigon,
▪ piper,
▪ erëza të thata,
▪ salcë domatesh.

Përgatitja:

Ziejini patatet. Ndërsa patatet janë duke u gatuar, bëni qofte nga mishi i bluar, qepa e grirë hollë, proshuta dhe erëzat.

Përzieni patatet e ziera me gjalpin dhe bëni pure.

Në fundin e një enë rezistuese ndaj zjarrit vendosim purenë e patateve, sipër vendosim salcën e domates me erëza, më pas qoftet dhe i pjekim për rreth 20 minuta në 200 gradë Celsius.

Vendosni djathin e grirë mbi qofte dhe piqni edhe për pesë deri në 10 minuta të tjerë.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Spinaq i skuqur me hudhra

Spinaq i skuqur me hudhra

Kuzhina
Revani Vlore

Revani Vlore

Kuzhina
Revani

Revani

Nga duart tua
Sulltan Qofte

Sulltan Qofte

Kuzhina
Supë me hithra

Supë me hithra

Supa
Qofte me thjerrëza

Qofte me thjerrëza

Nga duart tua
Kalo në kategori