Qoftet me djathë janë një version i shijshëm dhe i lëngshëm i qofteve “të zakonshme”
Rikota u jep atyre një notë kremoze dhe teksturë delikate, duke i bërë më të lehta se qoftet klasike dhe shija e tyre është e përkryer.
Mund t’i përgatisni me mish gjeldeti, viçi, derri ose me një kombinim mishi sipas dëshirës tuaj.
Qoftet me djathë rikota piqen në furrë dhe më pas zhyten në një salcë domatesh të trashë. Ju gjithashtu mund të përdorni salcën e blerë në dyqan për të kursyer kohë gjatë përgatitjes. Shërbejini me pjatën e zgjedhjes suaj – vetëm marule, patate, oriz ose makarona.
Sasia e përbërësve në këtë recetë është e mjaftueshme për 4 porcione të bollshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
Për qoftet:
▪ 450 gr mish gjeldeti ose viçi i grirë
▪ 125 gr djathë rikota
▪ 60 gr parmigiano
▪ 30 g thërrime buke
▪ 1 lugë çaji hudhër pluhur
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 1/2 lugë çaji përzierje erëzash
▪ vaj ulliri, për lyerjen e tepsisë
Për salcën:
▪ 800 ml salcë domatesh të gatshme
▪ 15 g thërrime buke
▪ 30 gr parmigiano
▪ 2 lugë çaji vaj ulliri
▪ 1 lugë çaji majdanoz, i grirë imët
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë. Përziejini të gjithë përbërësit për qoftet dhe formoni rreth 20 topa të vegjël.
Enën rezistuese ndaj zjarrit e lyeni me vaj ulliri dhe i radhisni qoftet.
Piqni për 20-25 minuta në mes të furrës.
Hiqni me kujdes qoftet nga ena, por mos e fikni furrën.
Salcën e gatshme të domates e derdhni në enën e furrës me qoftet dhe e përzieni mirë.
Përzieni thërrimet e bukës, djathin parmigiano, 2 lugë çaji vaj ulliri dhe majdanozin në një enë të vogël.
Masën e përgatitur spërkateni sipër qofteve në salcë.
Kthejeni enën në furrë për 5-7 minuta.
Aktivizoni ventilatorin dhe piqni edhe për 2-3 minuta derisa thërrimet të bëhen krokante.
Shërbejeni të ngrohtë dhe shijoni.
Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tiramisu sipas recetës së kuzhinierit më të famshëm, Gordon Ramsay

Tavë me suxhuk dhe vezë

Byrek i shpejtë pa miell: Një recetë që ju kursen nga telashet e gatimit

Palëpeta me banane pa gluten me vetëm dy përbërës

Marlenka – Ëmbëlsira që DUHET ta provoni për Bajram

Qofte të pjekura me djathë: Një pjatë shumë e shijshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë