LAJMI I FUNDIT:

Qofte pule me salcë domatesh

Qofte pule me salcë domatesh

Koha e gatimit 30 minuta

Numri i personave
4 persona

Përbërësit
1 paketim qofte pule Keskinoğlu
1 qepë
2 karota
2 thelpinj hudhre
5 domate
1 gotë lëng të mishit të pulës Keskinoglu
1 gotë vaj ulliri Ravika
Kripë, piper, gjethe dafine
Borzilok, rozmarinë dhe trumzë


Metoda e gatimit
Grijini imët qepët, karotat, domatet dhe hudhrën. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan dhe fërgoni në të përbërësit e grirë në temperaturë të ulët.

Shtoni lëngun e mishit të pulës në tigan. Shtoni kripë, piper të zi dhe një gjethe dafine.

Lërini përbërësit që të ziejnë për 30 minuta.

Në një tigan tjetër, fërgojini qoftet e pulës në vaj ulliri deri sa të marrin ngjyrë kafe.

Shërbejini qoftet e fërguara me salcën e përgatitur, duke ju hedhur sipër trumzë, rozmarinë dhe borzilok.

Ju bëftë mirë!