LAJMI I FUNDIT:

QMK: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Tetovë

QMK: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Tetovë

Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK) mbajti seancën e dytë urgjente të Grupit, për vlerësimin e gjendjes nga përhapja e zjarrit aktiv në depot e kompanisë “Pofix” në Tetovë, njofton QMK në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Ekipi vlerësues e ka shqyrtuar situatën dhe ka vlerësuar se nuk ka rrezik nga përhapja e zjarrit në Tetovë dhe ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës së Tetovës”, thuhet në deklaratën pas seancës urgjente të udhëhequr nga drejtori i KMK-së, Stojançe Angellov, i cili është edhe kryetar i Grupit.


QMK-ja ka njoftuar sot pasdite se zjarri në fabrikën në Tetovë është vënë nën kontroll të plotë, pjesërisht është shuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë me shpejtësi pothuajse të gjitha ndërtesat në zonën e këtij ish-kombinati industrial.

Ndërhynë edhe njësitet zjarrfikëse dhe një helikopter i QMK-së, ndërsa për shkak të tymit të dendur nga zjarri, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm, andaj Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë kanë apeluar qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori