LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Pacienti që u largua kishte çrregullime psikiatrike, Policia e ktheu në spital

QKUK: Pacienti që u largua kishte çrregullime psikiatrike, Policia e ktheu në spital

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, reagon ndaj lajmit se pacientet po ikin nga spitali dhe nuk vihen re nga stafi.

Pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore largohet nga QKUK-ja, pa u vërejtur!
Lexo po ashtu Pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore largohet nga QKUK-ja, pa u vërejtur!

“Pacienti N.H, ka lëshuar Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare me insistimin e tij”, thuhet në reagim. “Meqë pacienti ka qenë edhe me çrregullime psikiatrike, i njëjti ka qenë refuzues në këshillat e mjekëve kujdestarë dhe agresivë me ta. Duke e ditur gjendjen e tij, dy mjekët kujdestarë kanë shkuar pas tij deri në dalje të QKUK-së, nga ana jugore e saj. Ata vazhdimisht kanë këshilluar dhe insistuar qe i njëjti t’u bindet këshillave te mjekëve kujdestarë”.


Sipas reagimit, në pamundësi që ta kthejnë pacientin, kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët e kthejnë pacientin në Klinikë. /Telegrafi/