LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Kirurgjia Maksillofaciale me numër rekord të operacioneve

QKUK: Kirurgjia Maksillofaciale me numër rekord të operacioneve

Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se ka arritur të rrisë dukshëm numrin e operacioneve dhe shërbimeve që ofrohen për pacientë.

Në njoftimin për media thuhet se shtimi i vëllimit të punës në këtë klinikë, ka bërë që në muajin tetor, të ketë numër rekord të pacientëve të operuar deri më tani.


Sipas statistikave nga kjo klinikë, në muajin tetor ka pasur 152  operacione, e që paraqet numrin më të madh të operacioneve të realizuara gjatë një muaji. Kjo punë është arritur nga ekipi i mjekëve nga kjo klinikë e me përkrahje dhe nga anesteziologët e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale është ndër klinikat që ka më së paku raste për trajtim jashtë vendit,, momentalisht nuk ka listë të pritjes, kapacitetin e shfrytëzimit e ka 96% .

“Kjo klinikë trajton lëndimet e kockave dhe indeve të buta (aksidentet e komunikacionit, rrëzimet dhe lëndimet aksidentale, infeksionet, tumoret beninje dhe malinje  të lëkurës, të kockave, indeve të buta të sistemit orofacial). Poashtu ofrohet  kirurgjia paraprotetikore, deformimet e lindura dhe të fituara të fytyrës dhe nofullave, buzës dhe qiellzës së çarë,  sëmundjeve të gjëndrave të pështymës dhe kirurgjisë estetike të fytyrës ku veçanërisht duhet të veçohet kirurgjia ortognatike”, thuhet në njoftim.

Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e themeluar me 21 mars të vitit 1983 , është e vetmja Klinikë e cila ka shërbim specialistik 24 orësh në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike çdo ditë pune me 10.000 pacientë brenda vitit.  Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 700 pacientë. Operohen rreth 1100 raste, me anestezion lokal apo të përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori