LAJMI I FUNDIT:

QKUK dhe SHSKUK për tre vjet ofruan 3 milionë shërbime mjekësore

QKUK dhe SHSKUK për tre vjet ofruan 3 milionë shërbime mjekësore

Për 3 vjet të funksionimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosvës (SHSKUK), nga viti 2014, deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, ky institucion ka ofruar mbi 3 milionë shërbime shëndetësore për pacientë, me mbi 141 mijë operacione të ndryshme të realizuara në QKUK dhe shtatë (7) Spitalet e Përgjithshme që veprojnë në kuadër të SHSKUK.

Nga vitit 2014, deri në gjashtëmujorin e parë të 2017, në SHSKUK kanë qenë të shtrirë 603 mijë pacientë në klinika dhe reparte të ndryshme në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme. Janë ofruar 9.2 milion shërbime laboratorike, 4.5 milion shërbime ambulantore dhe 6 milion shërbime diagnostike dhe shërbime të tjera, thuhet në njoftimin e SHSKUK, përcjell Telegrafi.


Gjatë kësaj periudhe, ka pasur 81,667 lindje të raportuara nga të gjitha njësitë. Nga viti 2015 deri në periudhën e gjashtëmujorit 2017, janë kryer 287,859 shërbime të dializës nga të gjitha njësitë.

Janë kryer 78 mijë shërbime të tomografisë së kompjuterizuar (CT), në nëntë(9 CT) që funksionojnë në të gjitha njësitë e SHSKUK, po ashtu në një (1) rezonancë të vetme magnetike në sektorin publik, janë kryer 20 mijë shërbime. Për periudhën kohore të cekur më lartë janë kryer 1,458 stentime, 3513koronografi dhe 257 pejsmejkerë. /Telegrafi/