LAJMI I FUNDIT:

QKQ-Maqedoni: Shkollat nuk kanë mjete për mbrojtje nga virusi

QKQ-Maqedoni: Shkollat nuk kanë mjete për mbrojtje nga virusi
Foto: Ilustrim

Furnizimi i shkollave me pajisje të nevojshme për mbrojtje nga Covid 19 tashmë duhej të kishte përfunduar, në rast se viti i ri shkollor planifikohet të fillojë më 1 shtator. Kështu vlerësojnë nga Qendra për komunikime qytetare duke shtuar se çdo shpallje eventuale për furnizim publik nuk do të mund të mbyllet brenda afatit të mbetur deri në fillim të vitit të ri shkollor.

“Afatet ligjore janë të tilla që nuk është e mundur për këtë periudhë të shkurtër, 20 ditë deri në fillimin e vitit shkollor të realizohet e gjithë kjo. Madje, edhe nëse ministria i furnizon të gjitha shkollat, pastaj t’i shpërndajë e kështu me radhë. Planifikimi, respektivisht protokollet bien ndesh me afatet kohore kur shkollat duhet t’i sigurojnë të gjitha gjërat e nevojshme. Vlerësoj se këtu është i nevojshëm një koordinim më i mirë ose më herët të siguroheshin të gjitha këto mjetë që mësimi të fillojë me kohë ashtu siç është planifikuar tani”, tha German Filkov, Qendra për komunikime qytetare.


Disa nga drejtorët e kontaktuar nga “Alsat” thonë se tashmë kanë nisur me pastrimin gjeneral dhe dezinfektimin e shkollave por duke shtuar se pajisjet e zakonshme për mirëmbajtje të shkollave nuk janë të mjaftueshme kur tashmë duhet respektuar edhe protokollet për mbrojtje shëndetësore.

Nga Ministria e Arsimit thanë se nuk ka vonesa në furnizimin e shkollave me pajisje për mbrojtje nga virusi sepse të gjitha këto do të sigurohen përmes bllok dotacioneve që u ndahen shkollave. Madje, sipas dikasterit të Arsimit shkollat fillimisht mund të shfrytëzojnë pajisjet të cilat nuk i shfrytëzuan gjatë periudhës që shkollat ishin të mbyllura për shkak të virusit korona.

Nga Qeveria sqarojnë se procedura e pajisjes së shkollave me mjete për mbrojtje nga virusi korona do të varet nga protokolli për punën e shkollave i cili është në procedurë dhe akoma nuk është miratuar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori