QKMF-ja në Gjilan bëhet me ultrazë dhe pajisje mjekësore

Pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit, në mes të Komunës së Gjilanit dhe projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (Accessible Quality Healthcare), janë blerë ultrazëri modern dhe pajisje mjekësore për urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Ultrazëri në vlerë rreth 20 mijë euro dhe pajisjet mjekësore në vlerë mbi 21 mijë eurove, ku Komuna e Gjilanit ka participuar me 20 për qind ndërsa AQH-ja me 80 për qind, janë dorëzuar në QKMF ‘Dr. Nagip Rexhepi’ në Gjilan.
Këto do të jenë një mbështetje të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët tanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































