LAJMI I FUNDIT:

Qindra të evakuuar, Portugalia po lufton me zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje

Qindra të evakuuar, Portugalia po lufton me zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje

Zjarrfikësit në Portugali po luftojnë për të vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 800 pjesëtarë të zjarrfikësve morën pjesë në aksionin për të ndaluar një zjarr pranë qytetit jugor të Odemiras gjatë natës të hënën, me më shumë se 1,400 njerëz që duhej të evakuoheshin.


Dhe si pasojë, duke tentuar të shuajnë zjarrin, të paktën nëntë zjarrfikës janë lënduar.

Temperaturat mbi 40C (104F) pritet të godasin pjesën më të madhe të gadishullit Iberik këtë javë.

Ndryshe, tri zjarre të mëdha që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë fundjavës janë vënë nën kontroll, por alarmet e motit mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

E në Portugali, e hëna pa një temperaturë prej 46.4C (116F), më e nxehta e vitit deri më tani, e regjistruar në Santarém.

Zjarri pranë Odemira filloi të shtunën dhe “u bart” në jug në brendësi kodrinore të Algarve, rajoni kryesor turistik i Portugalisë, nga erërat e forta.

Ndërkohë autoritetet kanë shpallur më shumë se 120 komuna në të gjithë Portugalinë në rrezik maksimal nga zjarret. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori