LAJMI I FUNDIT:

Qindra qytetarë në Tiranë marshojnë kundër abuzimit seksual

Qindra qytetarë në Tiranë marshojnë kundër abuzimit seksual

Qindra qytetarë kanë dalë në marshime në të gjithë Shqipërinë, duke protestuar kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave e vajzave në vend.

Me pankarta në duar, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës të dielën, duke bërë thirrje që vendi të mbajë qëndrime më të ashpra përkundrejt abuzimeve seksuale dhe dhunës së ushtruar mbi gratë e vajzat.


Protestuesit u nxitën nga rastet e fundit të sulmeve seksuale që kanë ndodhur në Shqipëri.

Për këtë çështje ka reaguar dhe presidenti i vendit, Ilir Meta i cili pohoi solidarizimin me protestat e organizuara.

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”, shkroi Meta.

Reagime ka pasur dhe nga Komuniteti Mysliman ku kryetari, Bujar Spahiu u shpreh se raste të tilla duhen dënuar nga secili prej nesh, pa mëdyshjen më të vogël, në cilëndo formë që shfaqet.

“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore. Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës. Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë” , shkroi Spahiu në faqen e tij në Facebook.

Në faqen në Twitter të “UN Women Albania” është bërë thirrje për t’i vënë përdhunuesit përballë drejtësisë. Rasti i fundit i përdhunimit të adoleshentes nga pesë persona është një tregues i përshkallëzimit të dhunës seksuale mbi gratë e vajzat, thuhet në postim.

Rreth 1 në 5 gra në Shqipëri është dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri. Ndërsa 2 në 3 gra raportojnë se kanë pësuar dhunë psikologjike.

Të martën në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania u bënë me dije shifrat e sipërpërmendura që vërtetojnë se dhuna në shoqëri është rritur ndjeshëm.

Gjithashtu një raport i OSBE në vitin 2019 zbuloi se rreth 170 mijë gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike ose seksuale nga partnerët, burri ose i dashuri.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori