Antibiotiku natyral – thuhet se kjo bimë shëron gjithçka, përveç vdekjes

Qimnoni i zi nuk lë pasoja të dëmshme, jo vetëm që shëron disa sëmundje, por edhe parandalon shfaqjen e tyre në të ardhmen
Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110
Nga të gjitha bimët në botë, qimnoni i zi është ai që përmendet më shpesh në shkrimet historike, në Bibël dhe në Hadith.
Thuhet se edhe Tutakamoni ka përdorur vetitë e tij shëruese, dhe se është varrosur me të për ta ndihmuar në rrugën drejt pavdekësisë.
Profeti islam Muhamed thotë për të: “Qimnoni i zi – shëron çdo gjë, përveç vdekjes”. Sigurisht, ky term duhet kuptuar si një epitet për këtë bimë, dhe për përvetësimin e së cilës kjo bimë luftoi me ndershmëri.
Efekti i qimnonit të zi është vërtetuar shkencërisht, kështu që historitë që lidhen me vetitë e tij shëruese nuk bazohen vetëm në legjenda, por në raste dhe përvoja konkrete, si dhe në provat shkencore të mjekësisë moderne.
Mjekësia moderne ka treguar se qimnoni i zi ndikon pozitivisht në një numër të madh sëmundjesh, por veçanërisht mund të theksohen sëmundjet autoimune si skleroza e shumëfishtë, astma, alergjitë, psoriaza, artriti reumatoid etj.
Veprimi i tij antibakterial, antimykotik dhe antimikrobik është konfirmuar shkencërisht në mbi 200 studime të ndryshme, kështu që ky vaj përdoret në trajtimin e infeksioneve me baktere të caktuara në të cilat antibiotikët nuk mund të ndihmojnë.
Në trajtimin e infeksioneve të vazhdueshme dhe të rënda me candida, Escherichia coli, streptokoke, viruse dhe patogjenë të tjerë të organizmit, qimnoni i zi ka rezultuar shumë i suksesshëm.
Pas terapive me të janë raportuar rrallë recidivet dhe bakteret nuk kanë treguar rezistencë ndaj vetive shëruese të qimnonit të zi.
Kjo është arsyeja pse sot, kur shumë njerëz që vuajnë nga infeksione të vazhdueshme po largohen nga trajtimi me antibiotikë, sepse nuk japin rezultat, qimnoni i zi po kërkohet gjithnjë e më shumë dhe publiku shkencor po e drejton interesin e tij në kërkime të mëtejshme për përfitimet e tij.
Fara e qimnonit të zi ndikon në mënyrë të favorshme në disa parametra që lidhen me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë uljen e kolesterolit total dhe LDL-së. Poashtu, është treguar e dobishme në çrregullimet autoimune si tiroiditi Hashimoto, artriti reumatoid, astma alergjike, sinusiti, ekzema, etj.
Kjo erëz kuruese pritet të jetë një agjent i mundshëm kundër kancerit. Ka studime të vazhdueshme për rolin e saj në kontrollin e shfaqjes, rritjes dhe përhapjes së tumoreve. Burime të besueshme thonë se qimnoni i zi, në të ardhmen, mund të jetë pjesë e protokollit të parandalimit dhe trajtimit.
Përbërësit e qimnonit të zi
Kjo shtesë ushqimore përmban 21% proteina, 38% karbohidrate dhe 35% yndyra bimore. Farat e saj të vogla të zeza përmbajnë një grup përbërësish të rëndësishëm si aminoacide, enzima tretëse, acide yndyrore dhe minerale, duke përfshirë acidin linoleik, oleik dhe palmitik, tiaminë, riboflavin, hekur, bakër, zink, fosfor, bakër, omega 3 dhe omega 6.
Përbërësi më i rëndësishëm
Një nga përbërësit bioaktivë më aktivë të kësaj bime është thymoquinone (TQ), cilësia e të cilit përdoret për të vlerësuar origjinalitetin dhe cilësinë e vajit, si dhe efektin e tij farmakologjik. 20-57% mund të gjendet në vaj esencial. Përmbajtja e thymoquinone në vajin e qimnonit të zi ndryshon në varësi të vendit dhe kushteve të rritjes së bimës. Këto dallime reflektohen në vetitë e vajit, veçanërisht në shijen e tij, por edhe në efektet e tij shëruese.
Veprimet farmakologjike
Veprimet farmakologjike të qimnonit të zi, të cilat deri më tani janë vërtetuar dhe përshkruar në literaturën profesionale, kanë të bëjnë kryesisht me:
Veprim antimikrobik – parandalon zhvillimin e mikroorganizmave (viruseve, baktereve, kërpudhave).
Veprim antidiabetik – ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Veprim imunomodulues – rregullon aktivitetet e sistemit imunitar.
Antihipertensiv – ndihmon në rregullimin e presionit të lartë të gjakut.
Antioksidant – ngadalëson dhe ndalon aktivitetet e radikalëve të lirë.
Veprim antispazmatik – parandalon dhe redukton pasojat e ngërçeve të muskujve.
Veprim antiflamator – ndihmon me gjendjet e dhimbshme.
Aktiviteti gastroprotektiv – stimulon tretjen.
Efekt laksativ – ndihmon me jashtëqitje të forta dhe kapsllëk.
Veprim diuretik – përshpejton urinimin.
Veprim bronkodilator – mbështet bronkodilimin.
Farat e qimnonit të zi përdoren gjerësisht si erëz në pije, brumëra, mish, por edhe si zëvendësues i piperit, i cili nuk irriton sistemin tretës. Gjithashtu mund të shtohen në tërshërë, smoothie ose kos. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

A është kjo fruta më e shëndetshme në botë? Ja çfarë thonë ekspertët dhe çfarë këshillash kanë

Dr. Sebi – njeriu i cili në mënyrë natyrore ka shëruar edhe sëmundjet më të rënda

Çfarë ndryshimi do të pësojë trupi juaj nëse një muaj hani fara liri

Vajguri çudibërës: Besohet që shëron kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera!

Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Pegan - dieta e re me rregullin 5-4-3-2-1: Krijon zakone të shëndetshme, humb kilogramët shumë shpejt

Reduktimi i dëmeve, kardiologët: Cigaret alternative më pak të dëmshme

Disa fakte të çuditshme për trupin e njeriut: Djersa nuk mban erë dhe gishtat nuk kanë muskuj

Këshilla për agjëruesit për ushqimin e duhur gjatë Ramazanit

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?