LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë së Maqedonisë nuk i bëhet vonë për të “vërshuarit”

Qeverisë së Maqedonisë nuk i bëhet vonë për të “vërshuarit”

Edhe pas skadimit të afatit për largimin e banorëve nga konvikti “Tome Stefanovski-Seniç”, ata vazhdojnë qëndrimin e tyre në këtë konvikt. Banorët të vendosur thonë se askush nuk mund t’i largojnë nga konvikti, pasi nuk kanë ku të kthehen. Disa familje nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci nga vërshimet e 6 gushtit lëshuan shtëpite e tyre të dëmtuara dhe po qëndrojnë në këtë konvikt, shkruan gazeta Koha. Atyre kohë më parë i’u dha afat që ta lëshojnë konviktin, por pas instistimit se nuk janë plotësuar kushtet, i njejti i përfundoi në fund të marsit.

“Ne nuk largohemi nga këtu pa i rregulluar shtëpit tona, nuk kemi ku të kthehemi, vetëm në rrugë të rrijmë, as me forcë nuk mund të na largojnë”, tha një banore e konviktit. “Ende shtëpitë i kemi të pa banuara, nuk kemi ku të kthehemi, edhe njëherë ju bëjmë apel Ministrisë të dalë në teren dhe ta sheh se në çfarë kushte mundë të jetojmë nëse na largojnë prej këtu. Kjo nuk është normale”, theksoi një banor tjetër i revoltuar.


Drejtori i konviktit “Tome Stefanovski-Seniç”, Lulzim Xhemaili, thotë se banorët vazhdojnë të qëndrojnë në konvikt edhe pas skadimit të afatit për largimin e tyre, ndërsa thekson se asnjë zyrtarë i Ministrisë së punës dhe politikës sociale nuk ka ardhur në konvikt.

Për gazetën KOHA ai thotë se banorët e zonave të përmbytura para 6 javëve kanë bërë kërkesë që MPPS të dalë në teren dhe të verifikojnë se a ekzistojnë kushtet për kthim në vendbanimet e vërshguara.

Nga Ministria nuk mund t’i largojnë, sepse ata duhet të sjellin vendim të drejtë për t’i larguar, domethënë vendimi duhet bazuar në kushtet në teren”, thotë drejtori Lulzim Xhemaili. Numri i banorëve që jetojnë në këtë konvikt është 79, të cilët nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre, sepse shtëpitaë i kanë të dëmtuara nga vërshimet.