LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike e Maqedonisë bën ndryshime kadrovike

Qeveria teknike e Maqedonisë bën ndryshime kadrovike

Qeveria Teknike e Maqedonisë ka bërë ndryshime kadrovike, edhe pse detyra e saj ishte vetëm organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angella Atanasova është hequr nga posti i drejtoreshës së Drejtorisë për kundërzbulim financiar dhe ky ndryshim është publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 28 prill ku është publikuar vendimi qeveritar për shkarkimin e saj.


Ajo ishte gjashtë muaj në këtë pozititë, ndërsa më parë ka punuar në Gazetën Zyrtare. Askush nga qeveria nuk është përgjigjur për këtë ndryshim, kurse nga Ministria e Financave thonë për Tv Telma se nuk kanë përgjegjësi për drejtorin e kësaj drejtorie, edhe pse është pjesë e kësaj ministrie.

Ndryshimi i Atanasovës është bërë në mënyrë jotransparente pasi që nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkaqet e këtij hapi qeveritar, thonë nga ky televizion./Telegrafi/