LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike anulon vendimet e ministrave të LSDM-së

Qeveria teknike anulon vendimet e ministrave të LSDM-së

Qeveria teknike e cila duhet të merret me organizimin e zgjedhjeve, ka vendosur që t’i anulojë vendimet e kundërligjshme dhe të njëanshme të ministrave të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale, të cilët janë miratuar nga 11 nëntori i vitit 2015, e deri më 7 prill të vitit 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim bazohet në procedurën ligjore të Ligjit të Qeverisë që thotë se Qeveria ka të drejtë dhe detyrim të anulojë nënshkrime ose akte tjera të ministrive, organeve të drejtorive shtetërore dhe organizatave administrative, që nuk është në përputhje me Kushtetutën, Ligjet ose rregullave tjera të Kuvendit.


Të gjitha këto akte juridike dhe vendime të anuluara sot, janë sjellë nga kuadro të partisë LSDM që kanë udhëhequr me ministritë e lartëpërmendura./Telegrafi/