Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komuniteti egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër , me qëllim që të përmirësohet mirëqenia e tyre edhe pse pjesëtarët e komunitetit egjiptian ende vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta.
Kështu u tha në debatin lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të shënimit të javës egjiptiane.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se komuniteti egjiptian dhe të gjitha komunitete tjera në Kosovë janë vlerë e shtuar për shtetin e Kosovës dhe se bashkërisht do të punojnë për një mirëqenie të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë që i takojnë.
“ Iu siguroj që do e keni mbështetjen e plotë në të gjitha iniciativat dhe se bashkërisht do ndihmojmë ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Kurse lehtësi dhe mundësi për arsimin të barabartë në Kosovë për të gjitha komunitetet ka ofruar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se mundësia e parë që kanë ofruar është regjistrimi i 5 nxënësve në të gjitha drejtimet si dhe ofrim i 750 bursave.
Më tej ai tha se me qëllim të ofrimit të mundësive për shkollim të lartë si të rinjve egjiptian kanë ofruar vende te lira për regjistrim në universitet e Kosovës so dhe kanë ofruar lehtësira për pranim në konvikte dhe mensa.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u zotua për një angazhim që do vazhdojë përkrahjen sociale për të gjithë komunitetet përfshirë edhe atë egjiptian.
Reçica tha se me qëllim të rritjes së mirëqenies së komunitetit egjiptian janë duke i ndërtuar 37 shtëpi për familjet në nevojë si dhe janë duke u mundësuar për ofrimin e këtij komuniteti me vendet e punës. I pranishëm ishte edhe deputeti Veton Berisha i cila tha se ky komunitet ballafaqohet me sfida të shumta për çka edhe kërkoi një angazhim më të madh të institucioneve shtetërore të Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'