LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do ta shqyrtojë rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup (Video)

Qeveria do ta shqyrtojë rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup (Video)

Ministria e Kulturës vendosi ta dërgojë për shqyrtim në Qeveri raportin e posaçëm për rikonstruksionin e Teatrit Shqiptar. Në takimin me gazetarë ministri Asaf Ademi bëri të ditur pas konsultimit me shërbimet e ministrisë është vendosur që raporti të shqyrtohet në seancë qeveritare. Më pas dokumenti prej 30 faqeve do të ridërgohet te Katica Janeva, meqë Prokuroria Speciale është duke udhëhequr procedurë voluminoze parahetimore për projektin “Shkupi 2014” që përfshinë edhe rikonstruimin e Teatrit Shqiptar që po zgjatë thuajse pesë vite. Grupi i punës që u formua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, shkroi disa konstatime, ndërsa një pjesë e tyre kanë të bëjnë edhe me udhëheqjen e procedurave të tenderimit për teatrin.

“Procedurat zhvillohen nga persona të pakualifikuar. Procedurat janë zhvilluar në mënyrë të pavarur vetëm nga ana e punonjësve në Teatrin Shqiptar që nuk posedojnë kualifikime të duhura. Për të gjitha vendimet, janë konsultuar Ministria e Kulturës dhe Byroja për Furnizime Publike”, thuhet në Raportin për Teatrin Shqiptar.

Në raport nënvizohet se vlera e projektit është rritur gjatë procedurës tenderuese.

“Edhe pse nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi të projektit, shuma e fondeve të siguruara nga projekti i parë në vitin 2012 në thirrjen e tretë është rritur prej 5.5 milionë euro në 6.6 milionë euro përkatësisht për 1.1 milionë euro të plota”, thuhet në Raportin për Teatrin Shqiptar

Nga Teatri shqiptar, gjatë gjithë kohës pretendojnë se punojnë në përputhje me ligjet. Rikonstruimin e objektit që para pesë viteve e paralajmëruan ministrja e atëhershme e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski. Atë kohë u premtua se gjërat do të përfundonin për një vit e gjysmë. Megjithatë, afatet janë shtyrë disa herë, dhe e njëjta gjë është edhe këtë vit. Fillimisht, mbikëqyrësi i objektit premtoi se rindërtimi do të përfundojë deri në fund të muajit maj. Ky afat u shty dhe u vendos një afat i ri, në fund të tetorit. Por në fund të muajit të kaluar, rikonstruimi nuk mbaroi. Tani premtimi është deri në Vitin e Ri. Përndryshe, revizioni i rikonstruimit që e urdhëroi Ministria e Kulturës tregoi se deri më tani janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 10 milionë e 600 mijë euro.marrëveshja fillestare prej 8 milion euro u nënshkrua me kompaninë “Lamone Moreda”. Por, pasi kompania falimentoi, kompaninë “Lamone Moreada” e bleu “Shenzi”. Hulumtimi i Alsat përmes verifikimit të Regjistrit Qendror të Italisë tregon se kompanitë janë të lidhura, ndërsa kompanisë së re nuk munt t’i gjendet pronari përfundimtar sepse numri i taksave është fshirë./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori