LAJMI I FUNDIT:

Qeveria spanjolle po mendon t’ia pezullojë edhe autonominë Katalonisë

Qeveria spanjolle po mendon t’ia pezullojë edhe autonominë Katalonisë

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonjës dhe ta parandaloj këtë rajon nga ndraja prej Spanjës.

“Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, tha Rajoy në intevistën për gazetën El Pais, të publikuar dje dhe ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”.


Mëtutje, ai theksoi se “dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme”.

Ai ka shprehur përkushtim se qeveria qendrore do të siguroj se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonjës nuk do të jetë fuqiplotë dhe se “nuk do të çonte askund”.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se në rajon do të mbeten 4 mijë policë shtesë, që qeveria i ka dërguar për të siguruar paqe.

Autoritetet në Katalonjë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, prej 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori