LAJMI I FUNDIT:

Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për shumë pika

Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për shumë pika

Qeveria e Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 32-të, në të cilën do të debatojë për çështje të më shumë sferave, në mesin e së cilave edhe për informacionin për të vepruar për lëndën për dëmet e krijuara të pronës së tundshme dhe të patundshme në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës për shkak të vërshimeve.

Në seancë do të shqyrtohet edhe informacioni për interesin e paraqitur për shfrytëzimin e ndihmës profesionale prej ekspertëve të huaj në thirrjen e tretë publike të projektit “Ekspertë të huaj për kompani vendore”, ndërsa për propozimin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje do të shqyrtohet edhe informacioni për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë”, informacion për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit për nisma për dakordimin e marrëveshjeve bilaterale, memorandumeve për mirëkuptim dhe bashkëpunim në transportin ajror me autoritetet e aviacionit civil të vendeve të BE-së dhe botë.


Me propozimin e Kuvendit, ministrat në qeveri, në këtë seancë do të deklarohen edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Para ministrave do të jetë edhe informacioni për Protokollin e dakorduar midis Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit Doganor Federal të Federatës ruse për këmbimin e dokumenteve dhe informacioneve lidhur me vlerën doganore të mallrave të cilat këmbehen midis dy vendeve dhe Planit të punës për bashkëpunim midis Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit Doganor Federal të Federatës ruse për parandalimin e shkeljeve doganore.

Do të shqyrtohet edhe Raporti për punën gjashtëmujore të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë për periudhën prej 1 janarit 2017 deri më 30 qershor 2017, me propozimin e Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori