LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me francezët për financimin e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me francezët për financimin e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Bonne.

Në këtë takim në kryeministri u firmos edhe marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit për financimin e rrjetit të Ujësjellësit në Durrës.


Me firmosjen e marrëveshjes, Rama shprehu falënderimet për mbështetjen e qeverisë franceze për ndihmën e dhënë me ekipet e kërkim-shpëtimit gjatë tërmetit por edhe me fondet e dhëna në konferencën e donatorëve.

“Gjatë tërmetit u angazhua nëj forcë franceze kërkim shpëtimi, duke shpëtuar jetë njerëzish në kushte jashtëzakonisht të vështira për ata vetë. Më pas presidenti u angazhua vetë duke e përfshirë Francën në grupin e vendeve që ofruan mbështetje duke dërguar në konferencën e donatorëve të BE-së, Ministrin e Jashtëm”, tha Rama

“Ja ku jemi sot që kurorëzojmë një proces të gjatë për ata që kanë pasur pikëpyetje për angazhimin e atyre fondeve, pasi një pjesë e tyre janë future në procesin e zbatimit me procesin e BE për shkollat, kopshtet dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe një pjesë tjetër janë në proces për gjërat e tijera, si peshkimi dhe infrastrukturën e emergjencave civile. Nuk më ngelet gjë vetëm ta falenderoj ministren për Evropën të Francës, e cila ka ardhur jo vetëm këtë por dhe për të shprehur mbështetjen e Francës për transformimet në rajon,” u shpreh Rama. /Telegrafi/