LAJMI I FUNDIT:

Rialokimi i mjeteve buxhetore nga Qeveria, këto janë 13 projektet kapitale për komuna

Rialokimi i mjeteve buxhetore nga Qeveria, këto janë 13 projektet kapitale për komuna

Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme. Ekzekutivi miratoi draftin e Programit kombëtar të shkencës 2023-2028 dhe rialokoi mjete buxhetore në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për 13 projekte kapitale për komuna.

Po ashtu, ajo mori vendim për hartimin e programit për reforma ekonomike 2024-2026.


Krahas këtyre, qeveria miratoi edhe koncept-dokumentin për Odën Ekonomike të Kosovës. Qëllimi i kësaj u tha se është hartimi i një ligji të ri për OEK-un për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

Rialokimi i mjetet buxhetore në vlerë prej 900,000.00€  në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e 13 projekte kapitale është si në vijim:

Komuna e Hanit të Elezit për projektin “Rregullimi i parkut rreth lumit Lepenc” në vlerë prej 30,000.00€

Komuna e Lipjanit për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Medvec” në vlerë prej 50,000.00€

Komuna e Malishevës për projektin “Rregullimi i oborrit të shkollës fillore në fshatin Llazic” në vlerë prej 30,000.00€

Komuna e Gjakovës për projektin “Renovimi dhe pajisja e Qendrës së Komuniteteve (parashkollor) në Ali Ibra-Gjakovë” në vlerë prej 40,000.00€

Komuna e Kamenicës për projektin “Parkingu i gjelbër në qendër të qytetit të Kamenicës” në vlerë prej 60,000.00€

Komuna e Suharekës për projektin “Ripërtërija e qëndrueshme urbane – në lagjen e vjetër të qytetit – Lagja Hoxha” në vlerë prej 50,000.00€

Komuna e Podujevës për projektin “Zgjerimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Llap dhe lumit Dumnica me mure mbrojtëse ( gabionet) L-860 m, në vlerë prej 85,000.00€

Komuna e Rahovecit për projektin “Ndërtimi i parqeve Opterush, Retijë, Dejnë dhe kolektorit për ujëra të zeza në Ratkoc dhe Rahovec” në vlerë prej 50,000.00€

Komuna e Deçanit për projektin “Ndërtimi i 4 urave në rrugën që qon në Roshkodol dhe parkut në Isniq” në vlerë prej 85,000.00€

Komuna e Gjilanit për projektin “Rigjenerimi i ish parkingut duke integruar xhepat e gjelbër -Parku Urban në komunën e Gjilanit” në vlerë prej 90,000.00€

Komuna e Fushë Kosovës për projektin “Rikonstruimi i rrugës “Meshari-Faza e dytë” Fushë Kosovë në vlerë prej 70,000.00€

Komuna e Shtimes për projektin “Zgjerimi i rrugës dhe trotuari me ndriçim ne rr.”Shabani” në Vojnoc” në vlerë prej 95,000.00€

Komuna e Pejës për projektin “Turizmi i aventurës – vlerë për zhvillim të qëndrueshëm të Pejës” në vlerë prej 165,000.00€.

Qeveria rialokoi mjete buxhetore në MAPL për 13 projekte kapitale për komuna

Qeveria e Kosovës ka aprovuar po ashtu kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Ferizajt, të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për rregullimin e parkut “Kodra e Sherretëve”.

Po ashtu është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për dhënien në shfrytëzim në afat prej 15 vite të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit, të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për ndërtimin e deponisë inerte në kuadër të projektit IPA.

Janë rialokuar edhe mjetet financiare në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për tri projekte kapitale në komuna në shumë prej 160,000.00 € (njëqind e gjashtë dhjetë mijë euro) si në vijim:

Asfaltimi i rrugës për te stadiumi i qytetit me infrastrukturë përcjellëse në Komunën e Dragashit” – Komuna e Dragashit në shumë prej 60,000.00 €;

“Parku i Aventurave” – Komuna e Kamenicës në shumë 50,000.00 €;

“ Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën e Ferizajt ” – Komuna e Shtimes në shumë prej 50,000.00€/Telegrafi/