Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat antiCOVID të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një kohë derisa të bie numri i rasteve të reja me coronavirus.
Sipas këtij rekomandimi, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se beson që fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për pak kohë.
Të enjten përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.
“Në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, shkruan Nagavci.
Ndryshe, në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, është paraparë që para 13 shtatorit të rivlerësohej edhe njëherë gjendja me pandeminë, në mënyrë që të arrihet në një përfundim nëse duhet ose jo të fillojë mësimi me prezencë fizike në shkolla.
MASHTI po ashtu ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë të gatshme katër skenarë për këtë vit shkollorë në kushte pandemie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë