LAJMI I FUNDIT:

MASHT thotë se është gati për fillimin e vitit të ri shkollor, presin vendimin final nga Qeveria

MASHT thotë se është gati për fillimin e vitit të ri shkollor, presin vendimin final nga Qeveria

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që viti i ri shkollor  të nis më 13 shtator.

Megjithatë, nga MASHTI theksojnë për Telegrafin se vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria.


“Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Janë shpërndarë tekstet shkollore, janë zhvilluar skenarët për mbajtjen e mësimit si dhe janë përgatitur shkollat. Synimi ynë është që shkollat të hapen me 13 shtator, por vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, varësisht nga situata epidemiologjike”, thuhet në përgjigjen e MAShTI të dhënë për Telegrafin.

Gjithashtu, MAShTI bën të ditur se janë 4 skenar për mbajtjen e mësimi, duke filluar nga rikthimi i nxënësve në shkolla, e deri te mësimi online.

“Në Udhëzuesin e rishikuar janë 4 skenarë për mbajtjen e mësimit, duke filluar nga skenari i rikthimit që nënkupton prezencën e të gjithë nxënësve në klasë deri tek skenari C që nënkupton mësimin online. Ne shpresojmë se nuk do të jetë i nevojshëm skenari C, por nëse ndodhë e kemi platformën elektronike www.shkollat.org, e cila mundëson organizimin e mësimit online. Të gjitha masat parashihen me Udhëzues dhe janë ato që tanimë i dimë: distanca, maskat, mbajtja e higjienës”, vijon përgjigja nga MAShTI.

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria
Lexo po ashtu SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook thotë se rekomandimi i ekspertëve shëndetësor është që të vazhdohet me masat e njëjta kundër COVID-19.

Më poshtë postimi i plotë:

“Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.

Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19.

Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike.

Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.

Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë.

Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve”.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste pozitive si dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi vazhdojnë të jenë masat kufizuese, ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori