LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pranon që të rinegociohet demarkacioni (Video)

Qeveria pranon që të rinegociohet demarkacioni (Video)

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, mund të rinegociohet apo për këtë marrëveshje të ngitet komision i ri. Por, këto propozime duhet të përcillen me fakte, argumente të parrëzueshme, të cilat më pastaj duhet të marrin aprovimin e Kuvendit. Këtë e ka thënë për Tribuna Channel, Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa.

Abdullahu thotë se gjithmonë ka hapësirë për ta rishqyrtuar krejt procesin e demarkacionit nëse sillen fakte dhe argumente të parrëzueshme, të cilat do t’i vënë në pyetje gjetjet e deritashme të Qeverisë apo edhe më saktë do t’i rrëzonin ato si të pasakta.


Edhe nga opozita thonë se duhet të rinegociohet marrëveshja apo edhe të ngritët një komision i ri për Demarkacionin.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka thënë se ka qenë kërkesë e vazhdueshme që Komisioni i cili ka bërë gabimin me vendosjen e demarkacionit të vijës kufitare me Malin e zi duhet të shkarkohet dhe duhet të fillohet nja proces i ri i negocimit për demarkacionit.