LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nxjerr në diskutim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës

Qeveria nxjerr në diskutim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nxjerr në diskutim publik projekt udhëzimin administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Përmes konsultimit publik synohet të merren propozimet konkrete për këtë projekt.


MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri
Lexo po ashtu MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri

“Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara, do të shqyrtohen nga zyrtari përgjegjës, ku si rezultat i shqyrtimit të kontributeve dhe rekomandimeve të konsultimit do të hartohet dhe publikohet raporti për rezultatet e procesit të konsultimit publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë.

Në raportin e konsultimit publik, thuhet se do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh, si dhe sqarime apo arsyetimet për secilin koment që nuk është marrë në konsideratë.

“Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të këtij procesi të konsultimit publik është nga 25.08.2023 deri më 30.08.2023. Të gjitha komentet e pranuara deri në këtë afat do të përmblidhen nga ana e zyrtarit përgjegjës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, bëhet e ditur tutje.

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: gafurr.sllamniku@rks-gov.net , me titull UDHËZIM ADMINISTRATIV (MAPL) NR. /2023 PËR INICIATIVËN E QYTETARËVE PËR LARGIMIN E KRYETARIT TË KOMUNËS NGA FUNKSIONI.

“Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni duke kontribuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësi të përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, etj.)”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori